Nga Sara Benedetti

Para disa ditësh u riktheva në Stamboll për një vizitë dhe pas gati një viti u takova përsëri me mikeshën time turke Elif. Elifin e kam pas takuar rastësisht, pranë sheshit Taksim, ndërsa shikoja nëpër vitrinat e dyqaneve në kullën Galata. Ajo më ndaloi, duke më pyetur në turqisht dhe vazhdonte të fliste ndërkohë që unë nuk po kuptoja as një fjalë të vetme. I shpjegova asaj në anglisht se unë nuk isha një vendase. Arriti të kuptonte mjaftueshëm sa për të arritur në përfundimin se nuk kishim asnjë gjuhë të përbashkët. Unë nuk flisja turqisht, dhe ajo nuk fliste anglisht e aq më tepër italisht. Megjithatë lindi diçka mes ne të dyjave. Një simpati reciproke, kurioziteti për të zbuluar rreth kulturës të njëra tjetrës, si dhe një keqardhje për ta lënë me aq: pra thjesht një kujtim që u pamë një herë dikur. Kështu, pasi shkëmbyem kontaktet, ne vazhduam të njihnim njëra tjetrën duke këmbyer mesazhe përmes një miku të tretë: përkthyesi Google! Duke parë gjithashtu të postimet e njëra tjetrës tjetrës në Instagram. Pas gati një viti u takuam në lagjen Eyup, një vend i mrekullueshëm që nuk e njihja më parë; një vend i vogël turistik, ku mund të frymosh ajrin e vërtetë të Stambollit, me furrat më të këndshme dhe pazaret më të mira. Së bashku pimë një kafe në një nga lokalet rinore i hapur kohët e fundit, vizituam xhaminë e stilit osman dhe ecëm në një rrugëtim mbreslënës që të çon deri në majë të kodrës me pamje nga e gjithë lagjia nga ku mund të shijosh pamje spektakolare të Bririt të Artë.

Nuk e di se kur unë dhe Elifi do të takohemi përsëri, por ndihem me fat. Me fat që nuk jemi dënuar me të pasurit frikë “të ndryshmen”, pas hekurave të forta të paragjykimeve. Me fat që jam e lirë të mund të gëzojë pjesën më të mirë të botës: njerëzit.

 

LEAVE A REPLY