Pozicioni: Operator Këshillues në ALO 116

Punëdhënës: ALO 116: Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët

Vendi: Tiranë, Shqipëri

Kohëzgjatja: Minimumi 1 vit (3 muajt e parë janë periudhë prove)

Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët kudo në Shqipëri.  Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: ALO 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; ALO 116 000 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët e Humbur

Profili i operatorit: Operatori këshillues do të jetë personi që do të presë telefonatat e fëmijëve, do të bëjë një vlerësim paraprak të telefonatës si dhe do të këshillojë, të konsultojë, rekomandojë dhe informojë fëmijët për çdo shqetësim që ata kanë. Puna është me tre turne përgjatë 7 ditëve të javës. Ditët e pushimit janë të rregulluara në bazë të turneve. Paga e operatorit do të jetë sipas standarteve të përcaktuara nga Kodi i Punës.

Kriteret e pranimit: Kandidati që kërkon të punësohet në rolin e operatorit duhet të përmbushë këto kritere:

  1. Të jetë diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, degët: Psikologji ose Punë Sociale;
  2. Të jetë i/e gatshëm për të punuar me tre turne;
  3. Të ketë të paktën 3 vjet punë dhe eksperiencë në këshillim;
  4. Të jetë i rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es, ose të paktën një punëdhënës dhe një pedagog përgjegjës përgjatë studimeve;
  5. Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze (nuk janë të nevojshme dokumentat/dëshmitë për ta vërtetuar këtë, pasi do të bëhen testime në anglisht nga ana jonë);
  6. Të ketë experiencë pune apo praktike mësimore me fëmijët;
  7. Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale ndaj fëmijëve.

Dokumentacioni i pranimit (Sigurohuni që këto dokumenta të jenë në dosje / zarf):

  1. Formulari i plotësuar i Aplikimit për Punësim i ALO 116 Shqipëri. Kjo formë duhet kërkuar paraprakisht nga i/e interesuari/a;
  2. Fotokopje të Diplomës dhe listës së notave;
  3. CV;
  4. Dy Rekomandime (rekomandimet duhen të jenë nga punëdhënës apo supervizorë tuaj së bashku me kontaktet e tyre. Rekomanduesit nuk duhet të jenë persona që kanë lidhje gjaku apo lidhje familjare me aplikuesin).
  5. Dëshmi Penaliteti, vetëm për ata kanddiatë që do të kalojnë në fazën finale të intervistimit.

Personat e interesuar janë të lutur të kontaktojnë në rrugë elektronike me zyrat e ALO 116 Shqipëri për të marrë Formularin e Kërkesës për Punësim në adresën: [email protected]

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 09 Nentor 2015, ora 12:00. Aplikimet bëhen vetëm elektronikisht tek adresa e mësiperme e emailit me subjekt: “Aplikim për Punësim pranë ALO 116”, si dhe emrin dhe mbiemrin e aplikantit.

Asnjë dosje aplikimi nuk do të merret në konsideratë nëse nuk është e plotë. Vetëm kandidatët që do të kalojnë në intervistë do të njoftohen për vazhdimin e procedurave të mëtejshme të intervistimit. ALO 116 është punëdhënës që garanton mundësi punësimi të barabarta për të gjithë.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.