“Lum ti, je andej!” “Nëse më dëgjo mua mos u kthe!” “Nuk e kuptoj si mund ta mendosh seriozisht kthimin atje?” Shko shko se do e shohësh, njerëzit po ikin dita ditës, ndërsa ti….” Dhe më epikja është: “Ky vend ka marrë fund! Nuk bëhemi më”.

Nuk e vë në dyshim që klima sociale në Shqipëri është për keqardhje, edhe ajo ekonomike deri diku. Them deri diku pasi i referohem atyre rasteve që vërtet janë në pikë të hallit, jo atyre që i ka mbuluar “s’kam”-i psikologjikisht ama në të vërtetë jetojnë,punojnë,ushqehen, bëjnë pushime, pinë kafe në lokal përditë dhe kanë një jetë normale si të gjithë ne që nuk jemi në Shqipëri.

Absolutisht dhe politika është… ajo që ka qenë është. Riciklohet cdo 4 vjet ama po e njëjta frymë, aktorë dhe me ritme po të njëllojta.

Por, asnjë problem nuk duhet të na bëjë të harrojmë rastin e profetit Musa (a.s.) i cili (me lejen e Zotit) shpëtoi njerëzimin nga lidershipi më i poshtër që ka ekzistuar në historinë njerëzore (pretendonte se është Zot). A ka mëkat më të madh mbi dheun e tokës se ajo cfarë besonte dhe deklaronte Faraoni?! E sërish, ngadhënjimi erdhi! Shpëtimi i Zotit nuk i harroi njerëzit e Musës a.s. Mbizotërimi i errësirës, zullumit, padrejtësisë sic dhe koha na e ka treguar s’kanë qenë të perjetshme asnjëherë.

Sot, ne s’mund të presim te vijë një “Musa” i kohëve moderne të kalojë Shqiptarët në bregun tjetër te detit. Por, të gjithë mund të bëjmë dicka. Cdokush mund t’i kthehet Zotit dhe të përqafojë virtytin. Virtytin, ndonëse e pretendojmë se e kemi të gjithë, është mbështjellë me rrobën e “interesit”, i cili përdoret sa herë është nevoja nën justifikimin e “s’ke cfarë bën”. ‘S’ke cfarë bën’ dëgjohet në spitale, shkolla, fakultete, dogana,aplikim pune,marrje analizash, madje madje edhe deri tek bakshishi që i lë kamarierit.

Nuk mund të dalë një “Musa” për vendin tonë nëse populli nuk ndërgjegjësohet se duhet dhe kemi nevojë të ndryshojmë. Ne vetë, brendësia jonë duhet të mbjellë dhe ushqejë njeriun e mirë të vlerave e Virtytit! Ne vetë s’duhet të harrojmë se në fund cdo tunel ka dritë. Dhe kur të dalim para Zotit të kemi mundësinë të themi: “O Zot,Ti je dëshmitar që unë u përpoqa!”

Brunilda Basha

Autorja është Arkitekte dhe jeton në Kuala Lumpur, Malajzi. Është e specializuar në Restaurimin dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Arkitekturore.

Latest posts by Brunilda Basha (see all)

LEAVE A REPLY