PËRBERËSIT

4 Patete

2 thelpinj hurdhër

2 qepë

1 karrotë

Domate

Majdanoz

Piper i zi

Rozmarinë

Kripë

Pulë

 

 

Pregatitja

Në një tenxhere vendosim pulën, i hedhim erëzat dhe i ziejmë për 10 minuta.

Në një tigan hedhim hurdhrën e  qepën dhe i lëmë të zverdhen. Me pas shtojmë karrotën e në fund domaten. Ndërkohë që  kjo masë prëgatitet, pulën e copëtojmë dhe patatet e prera në formë kubike i vendosim në një tavë. Shtojmë perimet dhe lëngun e pulës. I hedhim piperin e rozmarinën, në fund majdanozin dhe e mbulojmë me letër gatimi. I lëmë për tu pjekur me 185 gradë për rreth 35 minuta.

Ju bëftë mirë!

LEAVE A REPLY