Ne të gjithë jemi ndeshur me dëgjues të këqinj. Ju i dini shenjat: Ata tundin kokën, por nuk ju shohin në sy. Ata flasin njëkohësisht me ju. Ata bëjnë të njëjtën pyetje dy herë, apo më e keqja: Ata nuk pyesin për asgjë.Nëqoftëse nuk e keni pasur një eksperiencë të tillë, atëherë duhet të jeni ju dëgjuesi i keq. Dhe kjo nuk është një gjë e mirë për biznesin.

Për të krijuar besim te njerëzit e tjerë, duhet t’i lësh ata të kuptojnë se ju jeni të interesuar për ato që ata thonë. Dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke drejtuar pyetjen e duhur, thotë Jacqueline Whitmore, drejtuese dhe themeluese e The Protocol School of Palm Beach.

Whitemore na sugjeron të shkojmë përtej pyetjes “Si je?” duke bërë pyetje më të zgjeruara që kërkojnë një përgjigje me më shumë se një fjalë.

Fraza që ajo pëlqen më shumë është: “ Më thuaj” (disa shembuj: “Më thuaj si shkoi fundjava” ose “Pa më thoni, si jeni njohur ju të dy?”)

Është vetëm një ndryshim i vogël, por i lë njerëzit të kuptojnë se ju jeni të interesuar – dhe kjo mund të çojë në një bisedë akoma dhe më interesante. “Sa herë që e filloni fjalinë me ‘Më thuaj’, kjo pason një bisedë të shkëlqyer,” thotë ajo.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.