Quhen hallall sepse ofrojnë mundësi për muslimanët, por jo vetëm, që të kenë vila private, pishinë apo sauna private, plazhe private, por mbi të gjitha, ushqim hallall. E përsa i përket buxhetit nuk do të harxhoni as çerekun e kostos së biletës.

  1. TailandëTailanda

Mund të gjeni plazhe dhe resorte private. Gjithashtu, keni mundësi te gjeni shumë lehtë ushqim hallall dhe xhami.

  1. IndonesiaIndonesia

Është një nga vendet më të lira, me panorama fantastike dhe plazhe të shkreta. Sigurisht, i preferuari nga muslimanët është Bali me një gamë restorantesh hallall dhe, pavarësisht se Bali si krahinë është me një popullsi vetëm prej 4 përqind muslimanë, dijnë si t’i mirëpresin turistët në përputhje me rregullat islame.

  1. Sri LankaSri Lanka

Çifteve të reja nuk para ju shkon mendja tek Siri Lanka, edhe pse një vend shumë pranë me Maldivet. Kështu mund të shijohet e njëjta klimë, të njëjtat plazhe me çmime më të lira.

  1. FilipinetPhilippines

Ka një komunitet prej 11 për qind muslimanë, megjithatë, duke qenë se është pranë me Malajzinë, Indonezinë dhe Singaporin, orfron pak a shumë të njëjtat kushte për muslimanët dhe është vend shumë i lirë.

  1. MalajziaMalaysia

Duke qenë një vend musliman nuk do të jetë problem çështja e ushqimit apo ritualit të faljes. Duhet vizituar patjetër kryeqyteti por edhe ishujt e vegjël që ofrojnë pamje mbresëlënëse për fotografi muajsh mjalti.

LEAVE A REPLY