nga Tracy Y. Washington

Ah, koha e pushimeve dimërore sapo është afruar. Disa udhëtojnë drejt destinacioneve të ndryshme për të pushuar, të tjerë kthehen për t’i kaluar ato pak ditë pushimi midis sezoneve me prindërit dhe familjarët e tyre. Po për disa të tjerë që nuk kanë mundësi të udhëtojnë, nuk kanë një familje ku të kthehen, ndodhen larg apo afër por për arsye të ndryshme duhet të përballen me sfidat e tyre dhe të jenë dëshmitarë të lumturive të të tjerëve, kjo periudhë e vitit mund të jetë shumë frustruese. Kjo kohë u kujton atyre humbjet e mëdha në jetë: vdekjen e ndonjë familjari apo të afërmi, e ndonjë miku të shtrejntë, divorcin, problemet me shëndetin (fizik apo mendor), problemet ekonomike, dështimet etj. Është e lehtë të thuash: “pjesë e jetes”, por a je munduar ndonjëherë të vihesh në vendin e tyre? Njerëzit e rrënuar shpirtërisht mund të jenë më pak produktiv në atë që bëjnë, ose aspak, pasi dëshpërimi asgjëson të gjitha fuqitë e tyre dhe kjo periudhë e vitit mund të jetë shkatërruese për to.

Nëse ke ndonjë person në rrethin tuaj familjar, shoqëror, vartës tuajin (punëtor) apo koleg dhe dëshiron të jesh ndihmues dhe ngushëllues, duhet që mbi të gjitha të kuptosh thelbin: Dëshpërimi është emocional dhe jo intelektual! Kjo sepse është një ndër gjëndjet dhe emocionet që ngatërrohet më shpesh ngase në shoqërinë tonë na mësojnë se si t’i fitojmë gjërat por jo edhe se si t’i humbasim. Kështu që t’i akuzosh ata si persona me probleme mendore është një nga gjërat që nuk duhet të bëni. Ja dhe lista e shprehjeve që nuk duhet të thoni gjithashtu:

Artikull i ngjashëm

Si të shqetësohemi më mirë

1. Koha shëron çdo plagë. Oh jo jo, e ke gabim! Koha nuk shëron çdo plagë nëse nuk merren masa. Koha nuk bën magjira! Në vend të kësaj thuaj: “Më vjen keq, nuk dij çfarë të them por dua ta dish se të jam pranë.

2. Bëhu i/e fortë. Kjo shprehje tregon se të tregohesh i dobët është gabim. Kështu duke i shtypur ndjenjat personi që vuan do të shpërthejë në forma të tjera dhe ne pastaj përfundojmë me atë shprehjen “ç’pati ky/kjo?”. Në të kundërt thuaj: “E di që humbjet janë të dhimbshme dhe të gjithë kemi nevojë për të tjerët gjatë kësaj kohë, kështu që dije se jam këtu për ty.”

3. E dij si ndihesh. Si mundet dikush të dijë se si ndihet dikush tjetër? Edhe nëse ka kaluar të njëjtën situatë, të njëjtën humbje ose të ngjashme nuk mund të ndjejë kurrë atë që ndjen tjetri sepse mënyra si i përjetojmë gjërat janë të ndryshme pasi ne jemi të ndryshëm dikush më shumë e dikush më pak i ndjeshëm. Në të kundërt thuaj: “Kushedi sa e vështirë është për ty të përballesh me këtë gjë. Mundem vetëm ta imagjinoj se si ndihesh.”

4. Ka një arsye për çdo gjë: Sado e vërtetë të jetë kjo shprehje në momente të caktuara mund të tingëllojë sikur “fakti që ti po kalon këtë që po kalon do të thotë se e meriton dhe është njëfarë dënimi për ty. Vuaji tani pasojat e zgjedhjeve të tua!” nNend të kësaj thuaj: “është e vështirë ta kuptosh tani në këtë moment se përse na ndodhin disa gjëra, por dije se të gjitha janë për të mirën tonë në një formë apo në një tjetër”.

5. Fol me mua, ndoshta të ndihmon po të flasësh. Ndoshta po, ndoshta jo. Disave nuk u pëlqen të flasin me të tjerët për shumë gjëra. Disa i mbajnë për vete dhe nuk mund t’i detyrosh të flasin. Në vend të kësaj mund të thuash: “Kushedi si je ndjerë kur të ndodhi kjo, dëshiron të hapesh me mua të më tregosh përjetimin tënd dhe se si ndihesh, por pa u ndjerë i/e detyruar”

Pasi t’i kemi kaluar këto barrierat e komunikimit mund të fillojmë dhe të krijojmë situata apo të nxisim veprime për ta tejkaluar atë situatë duke i ftuar për të dalë, duke i bërë ndonjë dhuratë të vogël, duke i kujtuar me një telefonatë apo mesazh ose thjeshtë duke qenë të gjindshëm me praninë tonë.

Muslimania.al

LEAVE A REPLY