Në këtë artikull do gjeni 5 personat që do ju duhen për të arritur qëllimet tuaja dhe suksesin që dëshironi. Një guidë e shkurtër sesi të krijoni grupin e punës së ëndrrave me këshilla nga eksperti Anthony Tjan .

Cdokush mund të ketë një mentor, por secili prej nesh ka nevojë për 5 mentorë në jetën e tij. “Mentorët në të mirë mund të na ndihmojmë të njohim më mirë veten dhe të nxjerrim në pah anën tonë më të mirë ” ka thënë  CEO i Boston Venture CFCB Group dhe autor i “Good people/Njerëz të mirë” por rrallë mund të ndodhë që një njeri i vetëm të të trasmetoj gjithçka ke nevojë.

Në listën e mëposhtme Tijan ka veçuar pesë llojet e njerëzve të domosdoshëm në jetën tuaj dhe ky artikull do t’ju ndihmojë t’i identifikoni ata. Ndoshta ata janë tashmë aty dhe mundet dhe që një person të mbulojë dy ose më shumë kategori mentorësh për shkak të cilësive që gëzonë. Përdoreni këtë listë si guidë dhe si shtysë për të perfeksionuar aftësitë tuaja.

Një përkujtesë nga Tjan: të pasurit një mentor është një rrugë per dy persona, është një marrëdhënie, nuk është një biznes. Ndaj mos vraponi tek ata vetëm për të kerkuar këshilla, por merrni kohë që të zhvilloni një marrdhënie të vërtetë me ata qe ju admironi dhe qëndrojini pranë duke i ndihmuar kur ata kamë nevojë për ju.

Mentori 1 . Më i miri në fushën e tij

Nëse do të jesh i pari në fushën tënde, pyet cilat janë figurat më ikonike dhe më të mira të saj! Ai që i ka këto karakteristika ka perfituar nga eksperienca ndër vite duke përfituar dije në atë fushë. Dija e tij do ishte esenciale në zhvillimin e aftësive të tua. Vrapo tek ky person sa herë ke nevojë për këshilla kur ke në mend të ndërmarrësh një iniciativë të re. Ata do të të ndihmojnë të njohësh pikat e tua të forta, dhe gjithashtu t’i kuptosh dhe t’i përdoresh e t’i vendosësh në punë këto pika.

Mentori 2 – Mbrojtësi dhe kampioni i kauzës tënde.

Personi në fjalë të ruan shpatullat, dhe jo vetëm: duke folur për ju në vendet e duhura bëhet urë lidhëse mes kompanive dhe personabe të duhur në fushën tuaj.

Mentor 3. Kolegu.

Kolegun më i mirë, me të cilin mund të diskutosh për projektet e reja, ai mund të të këshillojë për të kontrolluar punën e punonjësve dhe me të cilin mund të flasësh gjatë pushimeve të kafesë. Kjo marrdhënie është më e frytshme nëse në mes ka një ndihmë reciproke të vazhdueshme.

Mentor 4. Shtytësi

Ky person nuk punon në fushën apo biznesin tënd, mund të jetë një mik ose një familjar. Nëse mentorët e tjerë ju ndihmojnë si ekspertë të fushës ky lloj mentori është plot vetbesim dhe një shpirt pozitiv, është shërim për shprtin tuaj, për mendjen kur jeni të tensionuar, dhe ju ndihmon të shihnim dritë në fund tunelit gjatë kohërave të vështira.

Mentori 5 .Nxënësi

Sapo permend fjalën mentor ke një imazh për një person me disa vite mbi supe të rritur mjaftueshëm dhe me vite ekperiencë. Por po aq e rendësishme është edhe maredhënia ndaj atyre që t’i mbikqyr, që janë më të vegjël, ata mund të të mesojnë mësime akoma më të rëndësishmë me natyrshmërinë dhe pafajsinë e tyre.
Përshtati Isra

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.