1. Prano zemërimin e tyre

Nëse fëmija yt është i mbushur me emocion pranoje zemërimin e tij duke i thënë ‘Shoh se je i zemëruar’ dhe largohu përreth 10 minuta. Vendose veten në vend të tij, a të kujtohet sa të forta ishin emocionet e tua në atë moshë? Është shumë e lehtë t’i nënvleftësosh motivet e tyre me faktin se janë adoleshentë dhe si pasojë bëjnë gjëra pa kuptim. Nëse do të kuptosh çfarë e shqetëson, atëherë mos e detyro të heshtë, por ulu dhe dëgjo me të vërtetë çfarë fëmija yt ka për të thënë. Mos e nënvleftëso.
“Mbaj mend kur prindërit më bënin të ndihesha e poshtëruar dhe e pavlerë dhe sesi kjo më mbushte me më shumë inat ndaj tyre herën tjetër”. Suzie Hayman, këshilluese, autore, transmetuese dhe zëvendëskryetare e “Parent line Plus”.

2. Mbaji lidhjet

Kam pasur disa momente të mrekullueshme me vajzat e mia kur kemi kaluar disa ditë diku vetëm. Vetëm e të qenit bashkë për njëfarë kohe në makinë sjell biseda të natyrshme dhe kjo bën që të afrohemi në mënyra që më parë nuk kishim kohë t’i bënim. Unë përfitoj nga çdo eveniment i rëndësishëm për t’i çuar diku vajzat. Mendoj gjithashtu se tregime spontane nga adoleshenca ime i ndihmon ato të kuptojnë se të rritesh është gjithmonë e vështirë. Edhe lidhjet me familjen është normale të të duken të çuditshme. – Kate Figes, autore e “Terrible teens”.

3. Nuk duhet doemos t’u pëlqesh

Shumë prindër janë të dëshpëruar për t’u konsideruar ‘në modë’ nga fëmijët e tyre dhe kjo i ngatërron gjërat. Duhet të vendosësh për çfarë duhet të ngresh një mur mes jush. Për mua është alkooli dhe droga, prandaj detyrohem të kafshoj gjuhën kur bëhet fjalë për çfarë rrobash do të veshin. Mendoj se është interesante, sa më shumë të këmbëngulësh mbi të mos dalit natën vonë apo marrjen pjesë në një party natën, aq më pak bën efekt tek ata. Përkundrazi, një pjesë e tyre është e kënaqur që nuk po del, sepse kështu mund të të shajnë e të të fajësojnë para shokëve.
Suzanne Franks, bashkëautore e “Get out of my life, But first get me and Alex into town”.

4. Negocioni rrugëzgjidhjen

Frerët mund të lirohen, por t’i lëshosh sadopak arrihet vetëm me anë të një procesi negociues. Rënia në ujdi të lejon të çlirohesh gradualisht dhe t’i japësh fëmijës pak nga pak lirinë që meriton. Përshembull, ndërkohë që nuk ke probleme që të takojnë shokët në fundjavë, mos i lejo të dalin në ditët e shkollës. Prindërit të cilët i mbajnë fëmijët aq të mbyllur sicc bënin kur ata ishin të vegjël, do të përballen shpesh me rrebelimin e tyre.
John Coleman, psikolog dhe themelues i Fondit për Studimin e Adoleshencës.

5. Thyeje akullin me një tekst

‘Mendoj se duhet të flasim’ me siguri do të pritet me një ngërdheshje, kthyerje të shpinës ndërkohë që tërheqin pantallonat e ulura duke ekspozuar të brendshmet e fshirë dyshemenë (të paktën nëse flasim për një 15 vjeçar të cilin e njoh shumë mirë). Sot fëmijët komunikojnë më së shumti më tekste, do të thotë që për t’u shprehur përdorin sms dhe facebook. Para pak kohësh më ndodhi që djali im, për të më thënë diçka të rëndësishme që i përkiste, më dërgoi një mesazh. E lash ta fillonte, pastaj u drejtova për në dhomën e tij dhe me një përqafim e bëra të fliste papushim.
Jenni Trent Hughes, autor i ”Tough talk made easy”.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.