Cilat janë zakonet që duhet të adoptoni në jetën tuaj të përditshme për t’u bërë të shëndetshëm mendërisht?

Përgjigjen na e ka dhënë në 5 pika Kristie Overstreet, psikoterapiste dhe autore:

Unë e përkufizoj shëndetin mendor si një vend ku ti lulëzon. Të qenit të shëndetshëm mendërisht është një objektiv ditor për të cilin ti duhet të punosh rregullisht. Shumë zakone mund t’ju ndihmojnë të bëheni të fortë mendërisht, por duhet të veproni për t’i mbajtur ato aktive.

Zgjidhni njerëzit që bëhen pjesë e jetës suaj. A janë ata negativë, a ju ulin humorin, apo janë vampirë emocionalë? Nëse përgjigja është po, duhet t’i largoni sa më parë ose t’ju zvogëloni rolin që ata kanë në jetën tuaj. E ke ti në dorë të kontrollosh se sa do t’i përfshish ata në jetën tënde. Ky është një hap i madh drejt lirisë personale.

Vendosni kufinj të shëndetshëm me njerëzit në jetën tuaj. Kufinjtë janë limitet që ju krijoni për veten në raport me njerëzit që janë pjesë e jetës suaj. Këto limite ju tregojnë të tjerëve se si ti nuk do të trajtohesh. Nëse nuk vendosni kufinj të shëndetshëm, ju do të trajtoheni në një mënyrë jo të shëndetshme. Mund të mësoni se si të vendosni kufinj; nuk është kurrë vonë.

Thuaj jo dhe mos u plotëso tekat njerëzve. Vështirësia për të thënë jo shpesh vjen nga dëshira për të kënaqur të tjerët. Duhet të kuptoni çfarë ju bën të thoni po dhe çfarë ju bën të thoni jo.

Nëse e keni të vështirë të thoni jo, ndryshojeni këtë menjëherë. Nëse nuk e bëni, do të vuani ju dhe marrëdhënia juaj. Nuk mund të jesh mendërisht i shëndetshëm dhe të plotësosh dëshirat e njerëzve.

Krijoni pritshmëri realiste. Nëse mendoni për veten ose të tjerët gjëra joreale, ju do të zhgënjeheni vazhdimisht. Provoni të shkruani pritshmëritë tuaja dhe ato ndaj të tjerëve, dhe më pas hidhini një sy listës. Sa prej tyre janë joreale? Pasi t’i kesh identifikuar, ndryshoji në pritshmëri realiste dhe të arritshme.

Nëse do të vini në punë qoftë dhe një nga këto zakone, ju do të shihni diferencën. Bëjini pjesë të rutinës suaj ditore, dhe mos prisni rezultate të menjëhershme. Me kalimin e kohës, sa më shumë t’i praktikoni ato, aq më shumë impakt do të kenë në shëndetin tuaj mendor.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.