Photofood: një sfidë më vete?

0

Keni provuar të shkrepni foto ushqimi? A ju është dukur e thjeshtë apo një sfidë më vete? Më poshtë jam munduar t’i përmbledh në disa pika disa mënyra të dobishme që ndihmojnë në foto të mira dhe cilësore.

  1. Zgjidh përbërës të freskët.

Nëse lëkura e frutave apo zarzavateve është e rrudhosue, e dëmtuar, e prishur apo e kalbur atëherë hiqë nga pamja ose thjshtë mbuloje me të tjera. Edhe pse duket diçka shumë e thjeshtë në të shumtën e rasteve nuk vihen re këto gjëra por pas shkrepjes dallohet edhe detaji më i vogël që e prish të gjithë fotografinë.

  1. Ndriçimi është gjithçka

Drita e pasme apo ndryshe drita e sfondit është ajo lloj drite që përdoret më së shumti gjatë shkrepjeve të ushqimit për arsye se e bën pjatën të duket më reale dhe më e shijshme.

3.Thjeshtëzoje

Largo gjërat anash. Gjëra të tepërta detaje që nuk i duhen fotografisë si enë, orendi etj. Shumë sende në tavolinë e bën të duket foton sikur është shkrepur në një kuzhinë të çregullt.

Nëse ushqimi nuk ka pamje të bukur pasi është gatuar atëherë përdor stilin e porcioneve. Merre nga ena dhe vendose në një pjatë të madhe ku dhe mund të shtosh element zbukurues por që janë ushqime të tjera (si psh gjethe, ereza…) dhe maksimumi nëse pjata është vërtetëe madhe mund të shtosh dhe ndonjë lugë, thikë ose pirua.

4. Përdor metodën “para dhe pas gatimit”

Njerëzve u pëlqen të shohin rezultatin para dhe pas gatimit sepse shumë vuajnë nga “frika” se me cfarë apo si është gatuar një pjatë e caktuar. Kjo lloj metode është më shumë e përshtatshme për libra recete por jo për foto menuje.

5. Shkrep gjatë gatimit

Shkrepja gjatë gatimit është akoma më tërheqëse se shkrepja përpa dhe pas

6. Shto “humanen/njerëzoren”

Elementi humanes është një ndër elementët më ë rëndësishëm thuajse në të gjitha llojet e shkrepjeve. Për të arritur këtë mjafton që ta shkrepni foton e pjatës në duart e dikujt dhe jo thjeshtë mbi tavolinë ose kur shkrepni gjatë gatimit përfshini në foto edhe një dorë që trazon ose duart kryq të personit që pasi sheh rezultatin përfundimtar mezi pret ta provojë ushqimin

7. Shkrepni në një moment para përfundit të gatimit.

Disa ushqime si frutat apo zarzavatet nëse nuk janë gatuar mirë e  ruajnë ngjyrën e këndshme dhe një farë shkelqimi dhe duken më të lëngshme dhe më të shijshme.  E kundërta nëse gatuhen plotësisht përthahen dhe humbasin ngjyrën dhe shkëlqimin. Pra mund të shkrepni në këtë fazë dhe të ktheni ushqimet në enë përsëri derisa të gatuhen plotësisht.

8. Shkrep nga çdo anë

Është mirë të kesh foto të të njëjtit ushqim nga kënde të ndryshme sidomos kur nuk je profesionist apo e ke kohën e limituar për të vendosur se cila anë është më ë përshtatshme.

9. Shkrep para se të hash!

Po! Unë jam nga ato personat që i bëjnë foto ushqimit para se ta haj. Nga njëera anë më duket sikur ja kam për detyrë shefit apo shefes për punën e mrekullueshme sidomos estetike të servirjes. Dhe nga ana tjetër ndër arsyet pse ne shkrepim është pikërisht ruajtja e një kujtimi. Pra kur ti kujton një ushqim të veçantë dhe shikon foton e shkrepur ndjesia, kujtimi dhe përjetimi është më i gjallë dhe të duket sikur e rishijon herë pas here. Ushqimet janë gjithashtu edhe element përbërës të një kulture të caktuar dhe me shpërndarjen e një foto ke shpërndarë dhe një pjesë të një kulture.

Po juve ju ndodh t’u bëni foto ushqimeve? Deshironi t’i ndani ato me ne!

Mirëpresim fotografitë tuaja!

LEAVE A REPLY