Poetja e re nga Shkupi, Shqipe Palloshi u vlerësua me çmimin e parë në kategorinë e krijimtarisë së moshave të reja për vëllimin e saj poetik, me tematikë “E bukura në shpirt dhe në jetë”.

“Për gjendjet ekstatike të mallëngjimit, habisë para cikleve ripërtëritëse të natyrës dhe përdëllimit para Krijuesit. Poezia e saj sjell freski në traditën shqipe të lirikës metafizike religjioze.” – u vlersua kështu dhënia e çmimit të parë nga poeti Agron Tufa.

Ndërsa në kategorinë e krijimtarisë letrare nga moshat e reja me çmim të dytë u vlerësua studentja Sidorela Brahaj dhe me çmim të tretë nxënësja Denisa Beshi, për krijimet e tyre në poezi e prozë.

Ndërkaq, çmime u ndanë edhe në kategorinë e librit dhe piktures më të mire me temë nga kultura dhe shkenca islame.

23414334_10216099623946590_323095622_n

Në fjalën e rastit, Drejtori i AIITC-së, Dr. Ramiz Zekaj, theksoi se Çmimi AIITC synon t’i kapërcejë kufijtë që iu imponuan fateve të kombit tonë, sepse libri, piktura, proza e poezia kanë forcë të thithin nektarin e të gjitha burimeve, t’i përshkojnë të gjitha shtigjet dhe të prekin cepat e qilimit të bukur kuq e zi. Sipas tij, ky çmim kërkon t’u japë kurajë elitës, studiuesve, artistëve, të rinjve dhe të shërbejë si një gur në murin e shpresës.

LEAVE A REPLY