Kyle ishte përqëndruar plotësisht tek  videogame-i në telefonin e tij ndaj dhe unë e pyeta nënën e tij “Prej sa kohësh ka dhimbje barku?” e ëma u përgjigj: “ Pak a shumë prej dy ditësh.”  Ndërsa Kyle u përgjigj:”Pusho mami, mos ja fut kot!” dhe pastaj bëri një nënqeshje të egër. Kyle është vetëm 10 vjeç.

Jam një doktorreshë me 29 vite eksperiencë dhe nga eksperienca ime kjo lloj gjuhe dhe sjellje ishte vërtetë jo normale gjatë viteve 80’, shumë e rrallë gjatë viteve 90’ dhe tashmë e zakonshme në ditët tona. Fëmijët e sotëm janë zhytyr në “kulturën e mosrrespektimit”. Ata e mësojnë atë nga televizori madje dhe nga Disney Channel, ku prindërit portretizohen sit ë pamëshirshëm, të paprekshëm madje dhe madje në mungesë (gjithë kohën larg familjes).

Ata e mësojnë atë (kulturën e mosrrespektimit ) nga vipat apo nga internet. E mësojnë nga mediat sociale dhe ja mësojnë edhe njëri tjetrit. Ata veshin bluza me slogane: “nuk jam i turpshëm. Thjesht ti s’më pëlqen.”

Sfida e rritjes së fëmijëve ka ndryshuar me kalimin e kohës. Gjatë viteve 30’ deri 80’ shfaqeshin programe si “Andy Griffith Shoë” apo “Family Ties”.  Fëmijët nuk kanë lindur të ditur dhe të mësuar se si duhet të rrespektojnë. Ata duhet të mësohen ta bëjnë atë.

Studimet bashkohore përfshi këtu dhe studimin nga instituti National Longitudinal Study of Youth kanë treguar se fëmijët që nuk rrespektojnë të tjerët rriten me ankth dhe stres tre herë më shumë  të predispozuar për të qenë mbipeshë, më të ndjeshëm dhe më pak kreativ se fëmijët e rrespektueshëm.

Por mos i humbisni shpresat: ashtu siç pash Kyle në zyrën time kam parë dhe fëmijë që janë të edukuar, të sjellshëm të lumtur dhe me vetëbesim.  Nga e njëjta rracë, të njëjtat të ardhura vetëm se prindër të ndryshëm që prindërojnë ndryshe.

Këto janë disa pika që i kam mësuar nga disa prindër:

–              Kërko rrespekt në çdo moment

–              Të mos jesh dakort është Ok por nuk është Ok të tregosh mungesë rrespekti

–              Vaktet në familje janë më të rëndësishme se kurset passhkollore

–              Në vend që të nxisësh për vetëbesim mësoji atyre modestinë dhe mëshirën

–              Luftoje kulturën e domosdoshmërisë për të qenë “fantastic dhe i veçantë”

LEAVE A REPLY