Feminizmi ndëlidhës: term i cili tek tani po e merr vëmendjen që e meriton. Ndërsa feminizmi qëndron për të drejtat e grave dhe barazinë mes gjinive, feminizmi interseksional shkon edhe më thellë se kaq. Ka të bëjë me të kuptuarit se si identitetet përkuese të grave – si raca, klasa, religjioni, orientimi seksual, dhe etniciteti – të gjitha bashkohen për të ndikuar mënyrën se si ato e përjetojnë shypjen dhe diskriminimin. Shembulli më i përhapur në shoqëritë tona duhet të jetë dukuria e njohur si “feminizmi i bardhë” dhe si kjo formë e feminizmit i përjashton gratë e mjediseve tjera më pak të privilegjuara.

Të gjithë ndihemi të frustruar me mënyrën se si muslimanët e përdorin kulturën për ta bërë Islamin të duket në një mënyrë të caktuar.

Një nga thëniet më të dashura të Profetit Muhamed është kur e pyetën: “Ku e gjen Parajsën?” E përgjigja e tij? “Parajsa është nën këmbët e nënës.”

Për disa, kjo mund të jetë kontraverze, sepse mjerisht, nuk kemi të gjithë marrëdhënie të përkryera me nënat tona, por mesazhi është akoma domethënës. Bashkëshortja e tij, Hadixhja, qe gruaja e parë që e pranoi Islamin, dhe shumicën e vlerave të tij ai i mësoi prej saj.

Ka qenë kohë e ndryshme, në shekullin e shtat në Arabi. Profeti Muhamed i shpalosi idetë e barazisë gjinore që konsideroheshin ide revolucionare feministe në kontekstin historik të kohës së tij. Një pjesë të madhe të jetës e kaloi duke protestuar kundër vrasjes së foshnjave vajza që ishte praktikë e shpeshtë në shoqëri, duke u thënë etërve të tyre se të pasurit vajza është bekim dhe se nëse vajzat e tyre do të flisnin mirë për ta në Ditën e Gjykimit, vetëm fjala e tyre do të mjaftonte që ata të hynë në Parajsë. Ai gjithashtu argumentonte se paja që i jepej familjes së vajzës para martesës, duhej në fakt t’i jepej vet vajzës, dhe të mos përdorej nga familja e saj.

Ai promovoi për të gjitha gratë të drejtën e votës, të drejtën për të trashëguar pavarësisht statusit e klasës shoqërore, të drejtën për t’u arsimuar dhe për të pasur rol politik në shoqëri.

Shembuj të angazhimit të Profetit Muhamed në feminizëm interseksional shfaqen kur flasim për veprat e tij kundër shtypjes shoqërore. Edhe pse ishte profet, Muhammedi mësonte se asgjë nuk e bën një musliman më të mirë se një tjetër përveç punëve të mira, të cilat e ndihmuan atë ta fitonte besimin e njerëzve që vuanin nga sek*sizmi, racizmi, dhe shtypja për shkak të klasës shoqërore. Ai e dinte që nuk mund të përqëndrohej vetëm në të drejtat e burrave e grave, shoqëria e tij kërkonte një ndryshim shumë të thellë.

Ai e dinte si është të jesh në fund, ai qe jetim dhe më pas u adoptua. Personi i parë që e mbajti në duar atë qe një grua me ngjyrë e njohur me emrin Um Ejmen. Ajo do të vazhdonte të ishte pjesë e jetës së tij për sa kohë ai qe gjallë. Ndikimi i Um Ejmen mund ta ketë ndikuar vendimin e Profetit Muhamed që ta zgjedh një ish skllav me ngjyrë të quajtur Bilal për ta bërë thirrjen e parë për lutje, e më vonë edhe të adoptonte një skllav si birin e tij. Ai e ndihmoi një burrë me ngjyrë të martohej me një grua me pozitë në shoqërinë arabe, diçka që nuk ishte e njohur në kohën e tij. Ai përdorte martesën mes racave për ta çrrënjosur injorancën dhe fanatizmin.

Ai thoshte: “Më i mirë në mesin tuaj është ai që është më i mirë me gruan e tij.”

Krejt kjo është veç një përmbledhje e shkurtër e asaj se si Profeti Muhamed nuk ishte veç feminist për kohën e tij, por edhe një feminist interseksional që dëshirtonte të krijonte sa më shumë inkluzivitet. Dhe me këtë, ju lë me fjalët e tij të fundit: “I gjithë njerëzimi është nga Ademi dhe Havaja, një arab nuk është superior ndaj një joarabi, e as një jo-arab nuk është superior ndaj një arabi. As një i bardhë nuk është superior ndaj një të ziu, e as një i zi nuk është superior ndaj një të bardhi – përveç se me punë të mira.”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.