Nga Albana Muja

Asgjë nuk është më e mrekullueshme se sa arti i të qenurit i lirë, por asgjë nuk është më e vështirë për të mësuar përdorimin e saj.”
“Liria nuk mund të vendoset pa moral, e as morali pa liri.”
“Janë dy gjëra të cilat një popull demokratik do ta ketë gjithmonë vështirë t’i bëjë – të fillojë një kauzë dhe ta përfundojë atë.”
– Alexis de Tocqueville
Nisem nga këto thënie të arta për të dalë tek mendimi që unë ndaj për realitetin e studentor të fundvitit 2018.
Përtej çdo përpjekje dhe vokërrime të zemrës sime që më thotë se jam me studentët, se kam qenë dhe do jem sërish me ta, sepse po rris fëmijë që zemra m’i ka projektuar si studentë të ardhshëm, e për më tepër më kujtojnë rininë time studentore me shumë përpjekje për t’ia dalë mbanë, për të mësuar më shumë, por edhe për të ditur të flas më mirë.
Edhe pse ndoshta nuk karakterizohesha nga rezultatet për fishekzjarre, karakterizohesha nga një komunikim ngjyrash të zgjedhura, etike e rafinuar dhe respekt të padiskutueshëm për atë çfarë shqiptoja.

Në fakt, me studentet e 2018-ës, përtej çdo sfilitje të tyre për të marrë notat që meritojnë, ata shfaqën edhe një nivel tjetër komunikimi që nuk është “me ta” apo përkrah tyre sa i përket bazikes që nuk ka ku të qëndrojë.
Një armatë e madhe studentësh me shumë “déjà vu” dhe jo autorësh të mëndjeve të librave që mund të kishin lexuar, por me déjà vu facebook/u e sharje që nuk i kishin ndarë dot nga fëmijëria e tyre.
Përtej të drejtës që kemi për të protestuar, brohoritur, thirruar apo edhe për t’u açaruar,,,, studenti i shkencave do të fliste po qe” puna” edhe me ekuacione, ai i letërsisë me rrjeshta dhe të tjerët me formula, që vijnë nga auditoret e tyre, nga poltronet ku të gre dija, progresi dhe hulumtimi.
Përveç disa gjetjeve të bukura dhe që i shkonin mjaft mirë situatës që po rridhte, ligjërimi studentor linte krejtësisht për të dëshiruar, komunikimi viziv sa të afronte me diapazone të larta të ulte me betonet që vetëm shkilen.
I dua se me afrojnë me studimet e mia, i dua se me to punoj përditë. Ua di ankesat, mendimet e opinionet që rriten e përmirësohen bashkë me ta, por ja pse them se nuk ka dy dhjetore njësoj.
Nganjëherë duhet pranuar se ca njerëz lindin për të mos rilindur më, ca ngjarje rrjedhin si të tilla për të ngelur ashtu pa punuar më fotokopjo për to. Ca fjalime konceptohen të tilla nga mendje që nuk përsëriten më.
Na vjen keq për këtë?- patjetër!
Fryma që zgjat, betimi që mbahet, idetë që na lidhin, nuk po operojnë më njësoj. Epokat sa ngjajnë pak, na mashtrojnë dhe ikin e kthehen në fletë librash historie dhe kujtime mendjesh të të forta për të mbajtur mënd.
Por ne nuk njihemi si rinia që mban fort mënd, që shkruan akoma mësimet në bllok shënimesh, që regjistron profesorin me manjetofon, që kërkon të justifikojë qoftë edhe një mungesë.
Jo. Ne jemi rinia që harrojmë ku kemi auditorin dhe që nuk gjmë dot ku shkruhet orari.
Pas shesheve plot që ngazëllyen të madh e të vogël, militant partie e jo militant, hovi për të qenë me ta u ndërpre, se pse nuk qenë më bashkë, nuk pati njerëz me megafonë, por silueta ëndërrimtarësh në fikje.
Fryma revolucionare kërkon studentë jo të djegur nga një notë e pamarrë, por nga njëdhjetë që kish ngelur pa vënë. Dihet se dënimi historik i çdo pushteti është protesta studentore.
Dhe pushteti në vendin tonë ka treguar veçse dhëmbët deri më tani dhe kadavrat e ideve në vazhdim ka për t’i treguar në ikje të babagyshit.
Studentët duhet ta lartësojnë kauzën. Ata duhet të dinë të flasin qartë e pastër.Studentët duhet ta kuptojnë se taktika e “tërheqjes për të sulmuar në një kohë më të përshtashme” që përdorin në përgjithësi pushtetarët, është kapja mat e kauzave të përkohshme.
Ndaj ripërtëritja e idesë fillestare është emergjente, për të mos qenë një hov i marrë për të kaluar një llucë të vogël që e than krejt lehtë një erë kapriçoze e një qeverie ngelsash, por të jetë hov i madh liderash të rinj që besojnë në atë çfarë flasin.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.