Nga Albana Muja

Vit pas viti rikthehet sërisht ky muaj që duket sikur na mobilizon, na shtyn e na bën më të vetëdijshëm ndaj librit ndaj leximit apo ndaj investimit tek bota e tij dhe ajo e bibliotekave. Në fakt po të shikojmë kur jemi më të qetë në reflketim, jo në tavolinën e kafesë, atëherë kur ulemi para dhe pas pune, duhet ta kuptojmë se ky është rrengu më i madh që i bëjmë vetes, fëmijëve dhe atyre që na rrethojnë, pa harruar atë cfarë i bëjmë xhepit tonë apo numrit të llogarisë?

Përse e them këtë? E them këtë me një farë bindjeje prej nëne, bashkëshorteje, mësueseje dhe kësaj here për ta fiksuar më mirë se sa vjet, e them sepse duhet kuptuar se edukata  nuk troket muaj pas muaji apo një here apo dy herë në vit. Ju më mirë se sa unë e dini se ajo lind, zë rrëzë e mbin tek rrënjët e edukatës familjare. Kjo edukatë për librin, për leximin, për harxhimin kundrejt kësaj të mire që vjen cdo tetor- nentor etj etj.

Jo, nuk duhet të gënjehemi dhe me hapin e shkujdesuar, se atje po shkojnë të gjithë  dhe ishte bërë nami me uljet, nuk duhet të rendim kur në shtëpi ke fëmijë që nuk i kanë lexuar librat e vjetshëm, kur ti vetë, nuk i ke prekur librat që i more vjet. Përse? Sepse ke patur punë dhe impenjime e padiskutueshme, por  më mirë gjeje kohën dhe lexo se sa gjej kohën dhe rend sërishpas librit pa rendur libri drejt teje. Ikja me turmën si asimilimi në terma pak a shumë të cekët… bashkimi me turmën ose me ata investuesit e perhershëm të bibliotekave dhe më pas … aspak edukatë ndaj librit…. Libra që edhe zënë vend në bib-liotekë edhe jo.

Sa për psonisjen, për titujt e rinj, patjetër që kërshëria e një miku libri është e madhe dhe këtë e vlerëson cdokush, por rendjen me vrap a thua se kjo ditë është e para dhe e fundit për librin është vrapim hutie dhe mashtrimi që i bëjmë vetes, fëmijëve e të tjerëve. Ju e keni parë fort mirë. Ditën e parë të panairit, cdo fëmijë e këkron qesen plot me libra. Por a e keni vënë re, e keni shoqëruar apo ndihmuar që ato libra t’i lexojë, apo edhe t’i kuptojë a përkthejë, se librat e përkthyer e të botuar së fundmi duhen përkthyer sërish nga prindër e madje nga prindër që dinë gjuhë të huaja se përndryshe, fletët e librit do fluturojnë si mbështjellëse buke apo aeroplane të vegjël si dikur në fëmijërinë e prindrve të tyre. Ku e kemi atë edukatë që të blejmë një libër e të ulemi ta lexojmë së bashku në familje, përtej shijeve që nuk i gjen kurrë të njëjta? Ku e kemi atë edukatë që të bljemë një libër për fëmijën dhe të ulemi ta lexojmë bashkë me të, t’i shpjegojmë, t’ia shikojmë ritmin e leximit, tendencën e interesit, melodinë e zërit.

Ku e kemi atë edukatë që pasi ta ketë mbaruar fëmija librin e ri, t’ia këshillojë shokut. Edhe pse ai nuk e ka blerë, t’i bëhet shoku nxitës i mirë, shtytës për tek një dije me vlerë?

Edukata jonë për dukje duket edhe pa u vënë në dukje.

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.