Puna nga shtëpia është një fenoment që “ngroh zemrat” e disave por që paragjykohet dhe nga shumë të tjerë.

Ka shumë kompani si Avaaz-i apo JetBlue, të cilët kanë përqafuar formën e Të Punuarit nga Shtëpia, disa të tjerë e dënojnë rreptësisth sidomos Yahoo-ja.

Ka kohë që interneti ka bërë të shtohet komunikimi masiv, mirëpo vetëm kohët e fundit janë bërë të mundshme disa mjete të cilat të mundësojnë konferenca online në grup; platforma punimi në grup etj.

Ja disa pika të rëndësishme që duhen marrë parasysh nëse vendosni të kërkoni punë nga shtëpia:

1. Mund të shihni të dashurit tuaj

Të pasurit fëmijë është një ndër arsyet pse disa zgjedhin të punojnë nga shtëpia. Në disa vende politikat pro-familjare janë përpiluar të tilla që mund t’i lejojnë punëtorit të kombinojë karrierën me jetën familjare. Prindër të tillë mund të ndajnë mëngjesin së bashku me familjarët e tjerë pa pasur nevojë të vrapojnë për të kapur autobusin apo trenin e mënjgesit. Dhe mund të presin dhe fëmijët kur kthehen nga shkolla. Sipas një studimi të vitit 2010 këto lloj politika i bëjnë njerëzit të jenë më të lumtur, gjithashtu i kthejnë ndërmarrjet në më të suksesshme, por vetëm nëse dihet të kombinohet mirë mes punës dhe detyrave si prind.

2. Mund të kujdesesh për ambientin rreth teje

Për ç’do kënd që ka punuar në një zyrë të zhurmshme, pa kondicioner apo dhe pa dritare është kënaqësi të punojë në një ambient që e ka përshtatur vetë sipas dëshirës. Në një studim nga Stanford në 2014, tregohet se në një punë në shtëpi mund të bëhen rreth  4% më shumë telefonata pune se sa kolegët e tyre nëpër zyra dhe sipas studjuesit kjo për arsye se “shtëpia është një vend më i qetë dhe më i përshtatshëm.”

Por dhe pushimet 5 minutëshe mund të jenë dhe më të lehta. Dihet që ndër kushtet e të punuarit në zyrë janë largimi i shikimit nga ekrani për minimumin 5 minuta, pak ecje, stretch... por kjo vetëm në teori se po ta provosh këtë në një zyrë normale ke për ta parë reagimin duke filluar që nga kolegët e deri tek shefat.

3. Disiplinimi

Nëse doni të dini nëse të punuarit nga shtëpia bën apo s’bën për ju duhet të pyesni veten se sa të disiplinuar jeni; se a jeni më produktiv duke punuar vetëm në qetësinë e dhomës tuaj apo keni nevojë për një menaxher që t’ju rrijë mbi kokë dhe t’ju shtyjë herë pas here, apo të kolegëve të cilët ju motivojnë për ta përfunduar punën tuaj

E megjithatë, është çështje tipi dhe përshtatjeje dhe nuk do të thotë se puna në shtëpi është për dembelët dhe individualistët ndërsa puna në zyrë për punëtorët dhe liderët apo të aftët për të punuar në grup. E rëndësishme është që të ndiheni më mirë dhe më të lumtur me punën që bëni!

Po ju cilën punë preferoni? Cila ju shkon më shumë për shtat?

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY