“Të dhurosh para është një veprim shumë i thjeshtë. Por të vendosësh se kujt t’i japësh, sa të japësh, kur të japësh dhe për çfarë qëllimi nuk është për çdo kënd, sepse nuk është punë e thjeshtë.” – Aristoteli

Ekziston një ndryshim i madh midis filantropisë dhe bamirësisë (sadakasë). Kjo e fundit ndodh si një reagim i momentit, si pasojë e një ndërgjegjësimi dhe një nëvoje për të ofruar ndihmë financiare. Bamirësia mbetet një akt human i vullnetshëm dhe një vlerë e nxitur nga parimet morale dhe fetare. Si e tillë duhet të mbetet një akt i fshehtë, personal dhe intim, saqë “dora e majtë nuk duhet ta shohë seç jep e djathta” (Hadith).

Pas kësaj është e rëndësishme të theksohet se gjatë bamirësisë duhet ruajtur etika e privatësisë së personave të ndihmuara duke mos publikuar emra apo foto ku individi mund të dallohet lehtësisht. Meqenëse është një vepër humane duhet të ruajmë pikërisht të drejtat njerëzore themelore duke nisur nga dinjiteti individual deri tek krenaria kolektive.

Ndësra filantropia është një nismë më e madhe, më gjithëpërfshirëse dhe më afatgjatë. Njësoj si bamirësia, edhe filantropia mund të jetë në fromë dhurimi të ndihmës, kohës apo dhe kontributit monetar. Por me ndryshim nga bamirësia kërkon një strategji të mirëmenduar dhe nuk është një ndjenjë spontane e momentit. Shumica e akteve filantropike të kryera nga personazhe të rëndësishme (VIP) janë promovuar fuqishëm nga mediat duke e barazuar këtë akt me një nevojë për tapet të kuq dhe ca drita të gjata që vezullojnë në fytyrë nga shkrepjet gjatë kryerjes së aktit. Si pasojë një veprim i tillë vazhdon të shihet në sytë e njerëzve si një kërkesë kapriçoze për vemendje.

Në Shqipëri, ky lloj debati (duhet apo s’duhet aplikuar filantropia) hapet shpeshherë gjatë kohës së Ramazanit me organizim iftaresh, gjatë zgjedhjesh, ndonjë lloj forme kandidature. Kohët e fundit janë shtuar edhe shoqata apo nisma humanitare, por sidomos promovimi i punës së tyre. Në disa raste këto nisma janë organizuar edhe nga hoxhallarë dhë kështu kanë nisur dhe kritikat brenda komunitetit të muslimanëve duke akuzuar me “nevojë për vëmendje”, “dëshirë për të rritur numrin e ndjekësve dhe simpatizantëve apo thjeshtë me “humbje të sevapeve duke dalur haptazi”. Në të kundërt, mendoj se pavarsisht qëllimeve personale të secilit individ pjestarë i filantrobpisë, në thelb akti mbetet human dhe nxit për humanizëm. Bëhet fjalë, në fund të fundit, për një shpalosje të frymës së përbashkët për të ndihmuar tjetrin dhe si e tillë ka më impakt në shoqëri. Nga ana tjetër mund të motivojë për nisma të ngjashme dhe shtimin e vullnetarizmit dhe veprave bamirsie. Në fund të fundit ne nuk jemi këtu për të gjykuar qëllimet individuale.

Ne, si komunitet musliman, nuk i detyrohemi askujt justifikime apo përdorim narrativash “ja kush jemi ne dhe sa vepra të mira që bëjmë”. Promovimi i punës së mirë, pasqyrimi i veprave të bamirësisë në një kohë kur imazhi i muslimanëve po sulmohet dhe po njolloset keq mund të konsiderohet si një përpjekje për të shfaqur publikisht atë për të cilën jemi të nxitur të veprojmë dhe që e bëjmë që prej një jete edhe pse në mënyrë të fshehtë dhe modeste. Dihet që paragjykimet nisin nga mosnjohja, kështu që nëse prezantohemi dhe promovohemi për atë që jemi, ose të paktën për atë që duhet të jemi, mund të luftojë shumë paragjykime. A nuk është zekati në vetvete një formë filantropie? Që në fakt e njëjta është prezente edhe në fe të tjera me ndryshimin se në Islam është e ndarë në dy forma: e detyruar (zekati) dhe vullnetare (sadakaja). Waqf/Vakfi është gjithashtu një formë tjetër filantropie me efekt dhe impakt afatgjatë dhe largpamës.

Ndaj mendoj se herës tjetër para se të dalim me “përkufizime gjithëpërfshirëse” të llojit “ngelën duke hapur shoqata për të tërhequr fonde” apo” ia dhe i/e dëshpëruara e radhës për famë dhe pushtet që promovon një nisëm” të ulemi dhe të reflektojmë pak për impaktin pozitiv në komunitet dhe shoqëri.

Ky shkrim është publikuar në Revistën Familja, në numrin e muajit Tetor.

©Muslimania.al

LEAVE A REPLY