‘Pse vajza me ferexhe do të marr në administratë?!’ pyeti kryeministri i vendit, Edi Rama, në emisionin Opinion për të indikuar pikërisht ‘ato’ që nuk kanë vend në administratën e tij. KMSH duhet urgjentisht të kërkojë sqarime nga kryeministri në lidhje me qëndrimin e tij dhe t’i drejtohet gjykatës në lidhje me thirrjet e kryeministrit të vendit për diskriminim në punësim për shkak të përkatësisë fetare, refuzimin e mundësive të barabarta për qytetarët dhe specifikisht për komente të tilla negative ndaj fesë islame, kodeve të saj etike dhe femrave praktikante myslimane.

Ky është një deklarim i qartë kundra një premtimi të qartë të Ramës gjatë fushatës elektorale për meritokraci. Një kategori qytetarësh shqiptarë – vajzat myslimane me shami – as mos lodhen të aplikojnë në administratën e Ramës!

Duhet thënë, ama, që është akoma më ironike që Rilindja Demokratike, organ i Partisë Demokratike, ngre zërin për këtë deklaratë të Ramës, kur është e mirënjohur se edhe kur administrata ishte në duart e PD-së, myslimanet praktikante i patën dyert e mbyllura për punësim.

LEAVE A REPLY