Receta: Rizoto me shegë

0

Sezoni i shegëve po afron dhe receta që ju propozojmë ka pikërisht si përbërës kryesorë këtë frut të mrekullueshëm.

Përbërësit:

  • 320 gr oriz
  • 2 shegë të vogla
  • 1 qepë e vogël
  • lëng zarzavatesh ose kubeta
  • djath i grirë (i bardhë ose kaçkavall)
  • gjalp
  • pak vaj ulliri
  • kripë
  • piper

I qerojmë kokrat e e shegëve dhe kokrat e njërës i shtrydhim për lëng.  Ndërkohë, në një ftere ngrohim pak vaj ulliri dhe shtojmë qepën e grirë. I shtojmë orizin dhe e përziejmë.

Më pas i shtojmë lëngun e shegës (kujdes duke ruajtur masën për rizoto). I shtojmë lëngun e zarzavateve (gjithmonë duke ruajtur masat e sasisë së lëngjeve me atë të orizit) ose kubetat.

Pasi ka zier e fikim zjarrin, i shtojmë kokrat e shegës së dytë, pak gjalp dhe piper dhe sipër i shtojmë djathin e grirë. I vëmë një kapak që të vullojë për të paktën 15 minuta.

LEAVE A REPLY