Receta: Tortë për fëmijë

0

Kjo ëmbëlsirë kërkon pak kohë dhe mund por rezultati është mbreslënës dhe mbi të gjitha fëmijët do të kënaqen me një tortë të përgatitur në shtëpi

Për pandispanjën (kekun):

-5 kokrra vezë

-5 lugë gjelle sheqer

-5 lugë gjelle miell

-1 pakete vanilje

-1 pakete fryrës ëmbëlsirash (sodë)

-1 filxhan kafeje vaj

-3 lugë kakao

Fillimisht ndajmë të bardhën nga e verdha e vezës. I rrahim derisa të përftojmë një masë homogjene kremoze. Shtojmë sheqerin dhe e rrahim serish derisa të tretet ky i fundit. Më pas shtojmë miellin, vaniljen, kakaon, fryresin e ëmbëlsirave dhe vajin. I rrahim sërish për 5 minuta dhe e fusim në furrë me 180 gradë për 20 minuta. Furra duhet të ketë arritur temperaturën minimale të ngrohjes dhe tavës vendosini letër kuzhine.

Ndërkohë që piqet baza e tortës fillojmë me pregatitjet e kremave dhe çokollatës.

Për të lyer bazën ju duhen:

100 gr gjalpë

1 çokollatë fondete (e zezë dhe e hidhur)

Shkrini gjalpin dhe i hedhim çokollaten, më pas i perzijemë derisa të përftojmë një masë homogjene.

Krem Vanilje:

250 ml qumesht

3 lugë sheqer

1 paketë vanilje

Kete krem e pregatisim per ta vendosur midis 2 bazave. Në tenxhere hedhim qumështin, sheqerin, paketën dhe i përziejmë derisa të trashet dhe të bëhet kremoz.

Gjithashtu për dekor ju duhen:

200 gr arra të grira

50 gr cokollatë fondente e grirë

1 kuti pana 200 ml

Pandispanjën ndajeni në 2 pjesë. Vendosni shtresën e parë mbi diskun e tortave. Fillimisht lyejeni me çokollatën e shkrirë. Sipër vendosni kremin e vaniljes e më pas hidhni arrat dhe çokollatën. Mbivendosni bazën e dytë dhe lyeni vetëm me krem pana.

Dekorimin e tortës mund ta bëni sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

 

 

LEAVE A REPLY