Nga Nichola Taylor

Ti ulesh të hash mëngjesin me familjen tënde; përcjell fëmijët për në shkollë me një puthje në ball; bëhesh gati për punë; ulesh dhe bisedon me kolegët e zyrës nën aromën e kafes së mëngjesi. Diskuton në lidhje me telenovelën e mbrëmshme, qesh dhe bën shaka para rutinës ditore.

Në një tjetër pjesë të botës një familje po bëhet gati të lundrojë në një gomone të mbushur plot. Shtrëngojnë të vegjëlit pas vetes. Po nisen drejtë rrugëtimit vdekjeprurës për në Europën e egër për t’ia mbathur nga tmerri në vendin e tyre. Nëna mundohet të shtiret si jo e friksuar, ndërsa babai mendon nëse ka bërë zgjedhjen e duhur. Po kur mendon se në shtëpi nuk kishin më ushqim për të ngrënë, as para për të mbijetuar, as çati mbi kokë, atëherë bindet se vërtetë e paska bërë zgjedhjen e duhur.

Kthehemi në Britani. Është kohë dreke. Shijon drekën e paketuar që ja ke përgatitur vetes në mëngjes. Shfleton facbook-un. I hedh një sy revistës…

Në gomone fëmijët qajnë. Janë të uritur; të friksuar. Ata tërheqin prej mënge nënën e tyre, por ajo s’ka asgjë për t’u ofruar përveç qumështit të gjirit. Në mendjen e babait kalojnë përsëri ngacmime dyshimesh për vendimin e marrë.

Kohë për në shtëpinë në Britani. Fëmijët po grinden në sediljen e pasme, ti u bërtet atyre që të pushojnë. Përgatit diçka të shpejtë për darkë. Fëmijët shohin TV dhe me siguri po zihen përsëri ndërsa ti mezi pret orën e gjumit që të kesh pak qetësi për veten tënde.

Ndërkohë dallgët po rriten dhe gomonja po përplaset nëpër det. Fëmijët bërtasin. Nëna e shkretë është e tmerruar por nuk e jep veten. Lutet që të mbërrijnë të gjithë shëndosh e mirë.

Koha për gjumë, i puth fëmijët. Zbret poshtë. Sheh pak TV. Pi një filxhan çaj. Sa mirë! Qetësi dhe relaks më në fund.

Të nesërmen lexon gazetat: dhjetra refugjat të mbytur. Ndihesh keq. Por përderisa janë kilometra larg realitetit tënd atëherë vazhdon jetën si normalisht.

Nëna kërkon nëpër plazh për fëmijët e saj. Lotët rrjedhin pa pushim.

Mijëra familje siriane rrezikojnë jetët e tyre drejtë një udhëtimi të pashpresë për në Europë.

Ndërsa ti nuk di çfarë do të thotë të jesh i uritur. Falendero Zotin që të begatoi.

Sonte, kur të marrësh në krah fëmijët për t’i përcjellur për gjumë lutu! Lutu për ato nëna që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë! Lutu për gjithë ata njerëz të mbytur dhe të shpëtuar. Për ata që largohen për një jetë më të mirë!

Mos e dhëntë Zoti, por nëse ne, perëndimorët, në një të ardhme mund të sprovohemi me të njëjtën gjë nuk do të na ndihmojë kush nëse sot nuk ndihmojmë të paktën me një lutje dhe me çfare kemi në dorë për të vepruar!

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY