Reportazh: Femrat muslimane në Suedi

0

Aida Hadzialic, 27 veçarja muslimane boshnjake ministre në Suedi

Ajo është arratisur nga lufta që fëmijë dhe tashmë është ministrja më e re në qeverinë suedeze.

Aida ishte vetëm pesë vjeçe kur ajo dhe familja e saj u detyruan të braktisnin vendin e tyre. Nga politikane, anëtare e një partie me influencë në vend tashmë ajo është Ministre e Arsimit. Pavarsisht të qënit emigrante dhe muslimane ajo është zgjedhur si ministrja më e re në të gjithë historinë e Suedisë.

 Najada Babinovska, Stockholm University 

Najada gjithashtu është boshnjake nga e ashtuquajtura Republika Serbe e Bosnjes. Është muslimane dhe me shami. Vazhdon studimet master në Stockholm në Fakultetin e Shkencave Sociale. Është vetëm 23 vjeçe por me shumë eksperiencë në fushën e vullnetarizmit. Ajo është aktiviste në një shoqatë humanitare bosnjake. Me Najadën jam takuar në një konferencë ndërkombëtare në Mal të Zi dhe duke buzëqeshur më tregon se është pjesmarrësja më e re e konferencës, madje është hera e tretë që aplikon për të marrë pjesë pasi ka qenë refuzuar deri më tani për shkak të moshës së re. Ja tek qendron e ndrojtur por krenare në podium duke folur për rolin e të rinjëve musliman dhe për leadershipin. Gjatë pushimit të çajit më pyet për gjëndjen e muslimanëve në Shqipëri.

Jonida Vishkurti (Hoxha) ekonomiste, Malmö

Jonida është gjithashtu një myslimane me shami e cila rrëfen eksperiencen dhe perspektivën e vajzës myslimane në Suedi: “Vendet e Europës Veriore njihen tashmë si vende të zhvilluara dhe me shoqëri të hapura. Femrat zënë një pjesë të rëndësishme të shoqërisë dhe roli i saj si vajzë, grua e nënë mbetet i patjetërsueshëm. Ajo që vihet re në Suedi është se praktikisht nuk ekziston një ndarje e termave femra me mbulesë apo femra pa mbulesë. Dua të them që nuk shihet dhe gjykohet pamja e jashtme e dikujt, veçse puna dhe parimet njerëzore që e karakterizojnë dikë apo dhe faktorë të tjerë sipas situatës ku ndodhemi. Më ka rënë rasti të vizitoj shumë vende të Ballkanit dhe në Europe dhe po, në disa raste jam bërë objekt diskriminimi dhe gjykimi. Në Suedi kurrë nuk e kam ndier veten të shtypur, të ulur apo akoma më keq të diskriminuar. Jo, jo! Përkundrazi, jam ndierë e barabartë sikur femrat pa mbulesë. Në shumë prej pozicioneve të punes gjen femra me mbulesë: në zyra të ndryshme, institucione, organizata etj dhe askush nuk e ndien veten të paragjykuar a diskriminuar.

Nëse zotëron aftësitë e duhura mund të gjendesh në pozicione të ndryshme. Madje më ka ndodhur të takohem me suedeze dhe kam marrë prej tyre përshëndetjen e selamit duke më pasur perballë mua, një femër me mbulesë.” përfundon ajo.

Përgatiti Nada Dosti

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY