Para disa ditësh Indipendent njoftoi se më në fund edhe India ka dalë me deklaratën se “liria e orientimit seksual është një e drejtë e mbrojtur me ligj”.  Kështu Gjykata e Lartë ka miratuar ligjin për mbrojte e të drejtave të individëve për të shprehur orientimin e tyre seksual pa u diskriminuar.

Me sa duket veç kjo i kishte mbetur mangut Indisë së shkretë me pesëqind halle të tjera.

Në Indi numri i papunësisë arrin ndër vendet e para krahasuar me pjesën tjetër të botës, e ndërsa tek gratë arrin shifrat më të larta. Por jo vetëm. Edhe ato që janë të punësuara nuk u shkon jeta vaj: 38 përqind e tyre pësojnë ngacmime seksuale në vendin e punës. Paksa e ulët si shifër duke marrë në konsideratë që 70 përqind e të abuzuarve nuk denoncojnë apo raportojnë diku. Ndërkohë, shtatë në dhjetë gra ngacmohen, abuzohen ose përdhunohen, ndërsa dhuna ndaj grave në familje arrin shifrën prej 37 përqind, pa harruar këtu se bëhët fjalë gjithnjë  për një numër të raportuar.

Të tjera problem në Indi kanë të bëjnë me numrin e lartë të popullsisë ose mbipopullimit, uria (195 milion njerëz vuajnë nga uria dhe 48% e tyre janë femra), ndotja (nëse në të gjithë botën prodhohen çdo ditë 5 milion tonë mbetje në Indi prodhohen 14 milion) etj.

Meqenëse jemi tek “plehrat”, dëshiroj të trajtoj në këtë shkrim një fenomen fundërrimë të shoqërive “moderne”: revolucionin seksual. Çfarë është revolucioni seksual? Çfarë lidhje ka ky fenomen me të ashtuquajturin “Rendi i Ri botëror” dhe kujt i intereson që ky lloj sistemi të implementohet edhe në Shqipëri?

Imoraliteti nuk është ndonjë fenomen i ri i kohës tonë. Shoqëri imorale ka pasur edhe në kohë të Sodomit, të periudhës romake dhe greke. Në mesjetë dhe më pas, filloi të merrte dhe miratimin e masës derisa në kohët tona ka depërtuar si pjesë e kulturës së përgjithshme.

Ndërkohë “Revolucioni Seksual” lindi si qëllim për t’iu kundërvën normave morale nëpërmjet një rebelimi në radhë të parë ndaj normave fetare dhe më pas ndaj etikës shoqërore; për të lejuar abortin, për të anulluar sistemin e martesës dhe familjes në tërësi si dhe për t’i shërbyer interesave të ekonosmisë së seksit duke ndërthurur jetën emocionale me sistemin socio-ekonomik. Ose të paktën kështu tregon “padashje-me-qëllim”  Vilhelm Reich në The Sexual Revolution.

Kjo lloj filozofie që fillesat e saj i pati gjatë viteve 1960 dhe kulmin e arriti në vitin 1978, arriti të depërtonte në fusha të ndryshme të jetës si art, letërsi, kulturë etj.

Përgjatë historisë rendi masonik ka synuar që përmes “lirisë seksuale” të krijojë shthurje dhe të përhapë sundimin e tij tiranik. Ashtu siç dhe masoniku revolucionar Guiseppe Mazzini ka thënë: “Degjenerojmë që të sundojmë.”

Kështu ata vunë re se nuk mund të sundonin pa shkatërruar më parë familjen. Në fakt çdo revolucion i madh gjatë historisë ka ndikuar në rritjen e pushtetit të masonëve ndaj shoqërisë përfshirë këtu dhe revolucionin seksual.

Një shoqëri kujdeset për mbijetesë kur ruan vlerat morale dhe i kushton vëmendje gjeneratave të ardhshme. Për këtë të fundit nevojiten nëna të devotshme dhe familje të shëndosha. Ndaj dhe revolucioni seksual arriti të shuante rolet dhe detyrat e gruas në familje duke synuar “barazinë gjinore”. Grave iu bë “trushplarje” duke ua mbushur mendjen se po shfrytëzoheshin nga familjet e tyre duke i nxitur kështu drejt përkushtimit ndaj karrierës.  Masonët paguajtën, ose kërcënuan, figura si Betty Frieden dhe Gloria Steinem gjithashtu dhe mediat kryesore që të dukej sikur feminizmi lindi si  një domosdoshmëri krejt natyrshëm.

Hollywood-i gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm, sidomos në krijimin e idesë se romanca vjen në radhë të parë dhe çdo gjë është e justifikuar për hir të dashurisë dhe pasionit.

Çfarë lidhje ka shthurja me ekonominë?

Çështja është më e thellë se vetë ideja e konsumimit më të madh nëse një individ jeton vetëm se sa në familje. Ekspozimi i vazhdueshëm i lakuriqsisë dhe shthurjes rrit fitimet e industrisë së pornografisë. Nga ana tjetër vetë kjo krijon një lloj ftohje, sidomos tek meshkujt, të cilët pastaj kanë nëvojë për ilaçe duke kontribuar kështu në industrinë e farmaceutikës. Ftohja, ç’orentimi seksual dhe shthurja bën që njerëzit të “bëhen pishman” për gjininë e tyre dhe të kërkojnë ndërhyrje që në këtë rast vjen në ndihmë industria e kirurgjisë estetike. Sa më shumë ilaçe që njerëzit të konsumojnë aq më shumë efekte anësore shkaktohet në trupin e tyre dhe hormone të ndryshme mund të bëhen akoma më të kontrollueshme. I kontrollueshëm bëhet edhe sistemi nervor. Gjë që i shkon vërtetë përshtat forcave masonike.

Llojika është shumë e thjeshtë: “Rendi i Ri Botëror” synon shthurjen përmes “lirisë seksuale”. Pornografia degjeneron brezat. Gjenerata të shthurura janë gjenerata të pafuqishme për të reaguar dhe më lehtësisht të manovrueshme.

Me sa duket “elita ndërkombëtare ” po thurin plane të mëdha edhe për Shqipërinë edhe pse terreni është pargatitur shumë më herët me mesazhe subliminale Gjatane, Ismailiane, Mumajesiane, Tahiriane, Zeqiriane e kushedi sa të tjerë.

LEAVE A REPLY