Për cdo udhëtim ne duhet të pregatitemi. Pikërisht jemi ne ata të cilët duam që fëmijët të bëhen dikushi në të ardhmen. Prindërit mund të modelojnë apo të trajnojnë fëmijët për të ndërvepruar me bashkëmoshatarët.

Në një studim u vërtetua se  prindërit luanin një rol kyç në aftësinë e fëmijëve për të krijuar lidhje shoqërore. Ata ju treguan fëmijëve strategji specifike për marrëdhëniet me bashkëmoshatarët. Për shëmbull: prindërit ju treguan se si të menaxhojnë konfliktet, apo se si të bëhen më pak të turpshëm me të tjerët. Ata i inkurajuan të jenë tolerantë dhe të rezistojnë ndaj presionit të grupit.

Në një studim tjeter, prindërit që i inicionin kontaktet me bashkëmoshatarët, kishin fëmijë që pranoheshin dhe pëlqeheshin më shumë. Një aspect  kyç në marrëdhëniet me bashkëmoshatarët është stili i  jetës së prindërve dhe zgjedhjet që bëjnë. Lagjja, shkolla dhe shokët e vetë prindërve janë faktorë ndikues në përzgjedhjen  e shokëve dhe shoqeve për fëmijët.

Një grup teoricientësh argumentojnë se marrëdhëniet prind-fëmijë shërbejnë si bazë emocionale për të eksploruar  dhe për të gëzuar marrëdhëniet me bashkëmoshatarët. Kur njerëzit bëhen prindër, para tyre paraqitet dicka e çuditshme, çka i bën ata të mos jenë të lumtur por të përfshirë në një rol që shpesh i nxjerr nga vetvetja duke i mveshur strategji të cilat mezi i mbartin për ti bërë të tyret. Ne mbetemi ashtu siç kemi qënë dhe kur paraqitet një problem, duhet tentuar të gjëndet zgjidhja e cila nuk dëmton askënd. Nuk ka as fitimtar e as humbës ,çdokush duhet t’a ruajë personalitetin e tij. Me këtë nuk është se zhduken konfliktet, por duke patur respekt dhe besim të ndërsjelltë, mund të shmangen shumë kriza emocionale.

Duke e kuptuar se si mendojnë dhe si ndihen fëmijët në faza të ndryshme, prindërit janë të përgatitur shumë më mirë për të reaguar ndaj situatave sfiduese në mënyrë pozitive dhe konstruktive.  Një mirëkuptim i tillë  jep bazën për zgjidhjen e problemeve. Në vend të reagimit të thjeshtë në moment, ju mund të mendoni në lidhje me atë se çka do të thotë sjellja e fëmijës suaj dhe se ku do t’a shpie ajo sjellje atë. Shpesh prindërit i keqinterpretojnë arsyet për sjelljen e fëmijëve në një mënyrë të caktuar. Kur mendojmë se ata po na sfidojnë apo se po mundohen të na nervozojnë, ne reagojmë me zemërim dhe ndëshkim, ndërsa kur ne e kuptojmë se ata po bëjnë atë që kanë nevojë ta bëjnë në mënyrë që të kalojnë në fazën tjetër, ka më shumë të ngjarë që të përgjigjemi me informata dhe t’i mbështesim nevojat e tyre.

Mënyrat e krijimit  të një rrjeti të bashkëpunues  me  fëmijën tuaj

•Kaloni kohë së bashku

° Bëni aktivitete së bashku si familje.

°  Bisedoni me të për  miqtë e tij.

° Dëgjoni brengat dhe shqetësimet e tij.

° Pranoni arritjet e tij.

° Tregoni për sfidat me të cilat do të ballafaqohet në vitet e ardhshme dhe bëjani me dije se do të jeni aty për t’i ndihmuar.

°  Tregohuni të sinqertë me të.

°  Tregohuni të dashur me të.

°  Përpiquni t’i kuptoni ndjenjat të cilat qëndrojnë prapa sjelljeve të tij / saj.

Ndërtojeni vetëbesimin e tij.

°  Ndihmoni asaj ta zbulojë dhe ta pëlqejë vetveten.

° Inkurajojeni të besojë në aftësitë e tij.

°  Ndihmoni t’i shohë anët e forta të saja si dhe karakteristikat e veçanta.

•    Njiheni shoqërinë e tij.

°  Lejoni ata të qëndrojnë në shtëpinë tuaj.

° Takohuni me familjet e tyre.

°  Merrni pjesë në evenimente ku janë të përfshira ai dhe shoqëria e tij.

Qëndroni afër – por ruajeni distancen.

°  Dijeni se ku është dhe me kënd është, por respektoni nevojat e tij në rritje për pavarësi dhe privatësi.

°  Tregojini se i besoni atij dhe se keni besim në të.

Përfshijuni në shkollën e tij.

°  Shkoni në evenimentet shkollore.

°  Njihni mësimdhënësit e tij.

° Bisedoni me të për detyrat e shtëpisë dhe ofroni ndihmën tuaj.

°  Interesohuni për atë që ai është duke lexuar dhe diskutoni me të.

Referencat:

Bota e psiqikës fëmijërore ,Stanisha Nikoliq Bornstein,M.H.(2002).Handbook of Parenting :Practical Issues in Parenting.Lawrence Erlbaum Associates.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.