Unë dhe burri im shitëm gjithçka për të përballuar ikjen. Punuam rreth 15 orë në Turqi vetëm që të fitonim mjaftueshëm për t’u nisur. Kontrabandisti na mblodhi 152 veta në një gomone të vetme. Sapo pamë gomonem shumica prej nesh do donte të kthehej pas mirëpo askush nuk do të kishte rikompensim kështuqë do mbeteshim pa u nisur po dhe pa asnjë kacidhe në xhep. Nuk kishim tjetër rrugë. Si kuverta ashtu dhe pjesa tjetër e gomones ishte e mbushur plotë. Dallgët filluan të përplaseshin me gomonen dhe si pasojë po fillonim të fundeseshim. Kapiteni na urdhëroi të hidhnim valixhet dhe cantat në det. Gjatë rrugëtimit u përplasëm me një shkëmb por kapiteni na tha se nuk ishte diçka për t’u shqetësuar.  Gomonja po mbushej me ujë. Ishim shumë ngushtë dhe nuk mund të lëviznim. Njerëzit filluan të bërtisnin. Të gjithë filluam të hidheshim në det. Teksa notonim burri im ja dha jelekun e sigurimit një gruaje e cila kishte mbetur pa të. Notuam sa patëm fuqi. Pas disa orësh më tha se do të shtrihej në kurriz në mënyrë që të pushonte pak pasi ishte lodhur shumë duke notuar pa jelek. Ishte aq errësirë saqë nuk shihnim dot njeri-tjetrin. Dallgët ishin të larta. Arija ta dëgjoja zërin e tij por nuk e arrija ta shihja… ndëra zëri i tij zbehej duke shkuar largë e më largë. Një anije më gjeti mua dhe të tjerët. Ndërsa burri im nuk e gjend kurrë.  (Kos, Greqi)

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.