Një rreshtere amerikane e bërë muslimane ka në plan që të padisë eprorët e saj – më saktë ushtrinë amerikane – për shkak të mosmarrëveshje mbi hixhabin, raporton ABC News.

Cesilia Valdovinos shërbeu në forcat tokësore për shtatë vjet dhe në vitin 2016 ajo u kthye në Islam. Tani ajo mban hixhab.

Ajo pretendon se i nënshtrohet diskriminimit që nga viti 2018, kohë kur ajo u dërgua në një mision në Afganistan. Gruaja tha se kolegët e saj e quanin “terroriste”, “anëtare e ISIS”, “ninja” apo “vajzë e maskuar”.

Sulmet nuk u ndaluan edhe kur Cesilia Valdovinos u kthye në Shtetet e Bashkuara. Kështu, në vitin 2019, një epror i lartë i kërkoi që të hiqte hixhabin për të siguruar që flokët e saj të ishin mbledhur siç duhet.

Valdovinos pohon se për shkak të kësaj situate ajo ka në plan të padisë ushtrinë amerikane.

Ushtarët në Shtetet e Bashkuara lejohen të mbajnë sende fetare në veshje, por me lejen e komandës së njësisë.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.