E diel, Tetor 22, 2017

Kush jemi ne?

Muslimanja.com është një faqe e krijuar nga një grup muslimanesh aktiviste. Ideja për të krijuar këtë faqe kaardhur si nevojë e realitetit shoqëror shqiptar në të cilin shoqëria muslimane dhe veçanërisht vajzat muslimane jetojnë dhe përballen me sfidat e ndryshme. Duke qënë vetë pjesë e këtij realieti të vështirë dhe duke i njohur nga afër sfidat, lindi dhe ideja e kësaj faqeje, e cila ka për qëllim të ndikojë në inkurajimin, motivimin dhe angazhimin e vajzave muslimane në jetën shoqërore. Faqja do të jetë e hapur për zërin e tyre në rubrikën përkatëse për publikim shkrimesh, opinionesh qasjesh të ndryshme për të nxitur pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin me autoret e faqes për të dhënë kontribut në edukimin dhe botëkuptimin e lexueseve në aspektin fetar dhe intelektual.


Misioni ynë

Qëllimi ynë është të krijojmë një hapësire virtuale ku çdokush të ketë mundësinë të jetë i dobishëm dhe të përfitojë për zhvillimin personal, të hidhen bazat, dhe të forcohen lidhjet me librin, botën akademike, në mënyre që secili të ngrihet në një stad intelektual. Për të qenë, një strehëz online, përtej të gjitha paragjykimeve, dhe një mjet në përballimin e sfidave bashkëkohore të femrës muslimane.

-Për një komunitet që shfrytëzon potencialet e veta, dhe mundësitë e botës virtuale për të qenë një gjeneratë e edukuar dhe e integruar.
-Krijimi i një rrjeti dobiprurës dhe motivues si frymëzim për edukimin përmes jetës virtuale.
-Përtej mureve ndarëse në dobi të integrimit dhe edukimit të femrës muslimane.

error: As mos të të shkojë mendja ta kopjosh! Përmbajtja është e mbrojtur!!