Rreziku i islamofobisë në Europë

0

Nga Hiba Aburwein

Përderisa gratë të jenë viktima të paragjykimeve që lindin nga padija dhe të frikësohen nga vëmendja e padëshiruar, këto gra do të kenë tendencën ta përjashtojnë veten nga aktivitetet shoqërore duke shmangur pjesëmarrjen në komunitetet e tyre. Paragjykimet ndikojnë edhe në produktivitetin në punë të grave të mbuluara dhe ndikojnë në përformancen e tyre për keq, duke kufizuar karrierën e tyre profesionale, e cila nuk do të ketë efekt negativ vetëm të gratë muslimane, por edhe te shoqëria dhe brezi i ri në Europë. Prandaj, nuk është veshja që i pengon gratë muslimane në jetën e tyre profesionale, por “keqpërceptimi” ndaj veshjes së tyre.

Histeria masive që ka mbërthyer çështjen e shamisë përforcon edhe njëherë ndjenjën e stigmatizimit të komunitetit musliman në Europë. Përveç rasteve të vazhdueshme të poligamisë dhe rrethprerjes së femrave, çështja e shamisë shfaqet herë pas here si një shans për të treguar mospërputhshmërinë e supozuar të muslimanëve me modernitetin, ndërkohë që këto çështje, përveç se nuk kanë të bëjnë fare me Islamin, ato u interesojnë shumë pak muslimanëve.

Dhe më e rëndësishmja, kjo analizë shërben si justifikim i gabuar për ligje speciale. Përveç injorimit të lirive thelemore, këto ligje janë të panëvojshme dhe të rrezikshme. Në këtë kontekst, shembulli i perçes ngre shumë pyetje: për çfarë arsyeje duhet të diskutohet për ligjshmërinë e “Nikabit”? Pse duhet të miratohen ligje që shënjestrojnë katëgori speficike të shoqërisë, kur ligji i përgjithshëm është tashmë në fuqi? Ky lloj qëndrimi jo vetëm që është i panëvojshëm, por është edhe i dëmshëm dhe i rrezikshëm dhe mund të çojë në një brez të mbushur me urretje, të pashpresë, mosbesues e të dëshpëruar.

E vërteta:

E vërteta është se ka shumë diversitet në mesin e muslimanëve. Ka disa shkolla mendimi, vlera, besime dhe praktika, të cilat nuk janë zhvilluar në një drejtim të vetëm. Duke marrë parasysh kulturën dhe traditën e komuniteteve muslimane dhe kuptimin që muslimanët kanë për Islamin dhe rëndësinë që i jepet praktikave fetare, ekziston një pluralizëm, i cili është një parim i rëndësishëm në shoqëritë demokratike.

Në Europë, femrat muslimanë të mbuluara janë pjesëmarrëse në të gjitha fushta e jetës… janë doktoresha, inxhiniere, police, mësuese, profesoresha, lidere partish, nëna dhe vajza.

Mbulesa nuk i pengon ato që të realizojnë ëndrrat e tyre.  Por ligjet e reja në Francë po i pengojnë femrat muslimane te cilat mbajnë perçe që të shkojnë në shkollë. Ndërsa atyre që e mbulojnë krejtësisht fytyrën u ndalohet edhe dalja në rrugë.

Kjo gjë i ka kaluar të gjitha kufinjtë dhe nuk do të çojë ne asgjë të mirë. Vetëm se do ta zgjerojë hendekun midis qytetarëve europianë. Do të nxisë aktet raciste dhe përjashtimin.

Prandaj, e them përsëri, nuk është veshja ajo që i pengon femrat muslimane ne jetën e tyre profesionale dhe shoqërore, por “keqperceptimi” i veshjes së tyre

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY