Një ngjarje e mungesës së tolerancës ka ndodhur dje në Bolzano të Italisë. Një murgeshë 63 vjeçe është rrahur dhe shtrirë përtokë nga një grup djemsh në mes të rrugës në lagjien e qujatur  “Träger: “Mu afruan nga pas duke më sharë e duke më bërtitur: kthehu andej nga ke ardhur moj muslimane … .Allahu yt është i madh por Zoti ynë i ….(shan Zotin) është më i madh. Më shtyn përtokë duke u munduar të më hiqnin shaminë. Aty fillova të bëja një lutje për to duke i thënë se do t’i falja. Më thanë që mos t’i lutesha më Zotit tim. Gjynah që nuk e dinin se Zoti im ishte i njëjti Zot që ato shanë pak më parë. “

Giulia Oberreitner nuk është muslimane. Ajo është motër  Giulia, nga manastiri i “Suore Bernardettine di Corvara” dhe ishte për vizitë në Bolzano për të takuar motrat e tjera vendase.

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.