Izraeli ka nxjerrë një urdhër ndalim-udhëtimi për familjen e 17-vjeçares palestineze Ahed Tamimi, adoleshentja me të cilën një shtet i tërë është angazhuar ta ndëshkojë.

Ndalesa ka të bëjë me Ahedin, nënën e saj Nareman dhe babain e saj Basim Tamim.

Ky i fundit tha kishte planifikuar që të udhëtonte në Evropë për të marrë pjesë në një seri aktivitetesh ku do flitej për rezistencën e popullit palestinez dhe arrestimet në Izrael.

Ai tha se autoritetet palestineze i njoftuan ata për një ndalim të vendosur nga Izraeli përpara largimit të tyre, i cili ishte planifikuar të premten.

“Ne planifikuam të largohemi të premten në mëngjes, por Departamenti i Çështjeve Civile të Qeverisë Palestineze na ka informuar se Izraeli ka paraqitur një ndalim për të udhëtuar jashtë vendit,” tha Basim Tamimi.

Autoritetet palestineze nuk kanë dhënë ndonjë hollësi mbi arsyetimin e Izraelit për futjen e një ndalimi të tillë, tha ai.

Gjykata ushtarake izraelite në mars dërgoi Ahed Tamim në tetë muaj burg për sulme ndaj një ushtari izraelit.

Ushtarët izraelitë e kapën Ahed Tamimin më 19 dhjetor 2017, kur ata hynë në familjen e saj në Ramallah.

Nëna e saj, Nareman, erdhi në paraburgim në Ramallah të nesërmen për të marrë informacion për vajzën e saj dhe pastaj u burgos dhe ajo.

Në vitin 2012, Ahed Tamimit iu dha një çmim në Stamboll, për kurajon e saj në kundërshtimin ndaj ushtarëve izraelitë.

Rasti i saj ka tërhequr dhe shumë vëmendje ndërkombëtare.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.