Jo pak qytete të Europës mund të emërtohen pa frikë si udhëkryqe. Qytete ku lindja dhe perëndimi, e vjetra dhe e reja nuk përplasen, por kryqëzohen në mënyrë të harmonishme duke krijuar një pasuri larmishmërie. Sarajeva është nga ata vende unike në botë ku vetëm për pak orë mund të përjtoni disa ndjesi si zhurmën e qytetit, të bëni ski në male apo freskinë e një liqeni. Një destinacion të cilin turistët e kerkojnë cdo vit si një vend multikulturor i cili mund të të ofrojë shumë. Qyteti përmban një numër të madh të qendrave të biznesit, institucione kulturore dhe arsimoreNë këtë qytet lehtësisht mund të ndalosh diku dhe teksa kthen sytë 360 gradë do përballesh me kulturën osmane të shekullit 16të e pastaj më atë të shekullit 19-të të Austrisë; në njërën anë ezanin e minareve, e në tjetrën këmbanën e kishave, ose më mirë akoma jehona të përziera të cilat thërritën pa krijuar asnjë konflikt ndërmjet veti. Një kulturë e pasur njerëzore ku bashkndërveprojnë; cifut, musliman, krishtërë e ortodoksë.

Stilet osmane, austriake, jugosllave dhe bashkëkohore mbizotërojnë në horizontin e Sarajevës dhe në hartimin arkitektonik të saj. Kemi një dyzim të rrokaqiejve të qelqta moderne dhe arkitekturës tradicionale të xhamive të shekullit 16-të apo dhe pasurisë arkitektonike të Austrisë. Arkitektura e saj mund të njihet lehtas thjesht duke ecur rreth e rrotull pa patur nevojën e ndonjë cicëroni për tiu shoqëruar. Pasi kjo arkitekture e parë nëpër rrugët e qytetit pasqyron historinë e tij në mënyrë unike.

Mjafton të marrësh rrugën për nga shatërvani i drunjtë Sebilj i dizenjuar në stilin osman. Në këtë zonë ashtu si dhe në lagjen e Eminunu të Stambollit turistët ushqejnë pëllumbat dhe mund të pijnë një kafe tradicionale boshnjake për të shijuar më mirë qytetin.

Më tej mund të shikohet pazari kryesor i cili po ashtu është në të njëjtin stil. Një Pazar (bascarsija) ku mund të dyndesh për të blerë suvenire bizhu apo sende artizanale të pregatitura nga mreshtërit e kësaj fushe.

Bascarsija
Ky është territor i vendosur osman, i themeluar në shekullin e 15-të, kur Sarajeva ishte një pararendës i madh i perandorisë. Jo larg nga ky Pazar ndeshesh me ndërtesa solide- historike të ngritura gjatë kohëve Austro-Hungareze – njësoj si ato që shohim në Vjenë apo Budapest. Gjatë kësaj epoke, Sarajeva fitoi ndërtesa moderne, administrative dhe kulturore.
Njëkohësisht pak më tutje shihet arkitektura minimaliste e kohës socialiste dhe që përkon me epokën e industrializmit ku betoni zëvendësoi shumicën e materialeve.

Titova sipad

Stili tjetër i pranishëm është padyshim ai i post lufte. Ndonëse shumë ndërtesa u shkatërruan pati dhe prej tyre të cilat u ruajtën sot e kësaj dite. Po ashtu zhvillime të reja morrën jetë në qendrën e qytetit duke ndërtuar qendra tregtrare dhe kulla bisnesi. Pas viteve 90-të ndonëse bombardimet ishin të shumta Sarajeva është rindërtuar me shpejtësi të pabesueshme.

BBI centre
Një rol shumë të rëndësishëm në këtë qytet luajnë dhe xhamitë. Që nga fundi i shekullit të 15-të, kur Perandoria Osmane u thellua thellë në Ballkan, Sarajeva u bë një nga qendrat më të rëndësishme islamike në Evropë dhe ishte vendi më i madh me shumicë muslimane në afërsi të Perandorisë së Habsburgëve. Për shkak të trashëgimisë së saj myslimane nuk është për t’u habitur që Sarajeva krenohet me disa nga xhamitë më të mëdha, më të rëndësishme dhe më të bukura në Evropë (përvec) Turqisë dhe Spanjës. Midis tyre janë disa xhami të shquara të periudhës otomane, përfshirë Xhaminë e Perandorit (më të vjetrën në qytet) dhe Masjid Gazi Husrev-Begs, e cila është projektuar nga arkitekti i famshëm Sinan. Xhami të tjera të rëndësishme mund të përmendim Xhamia King Fahd (që është dhe më e madhja në pjesën juglindore të Europës), Xhamia Ferhadija , Xhamia Ali Pasha etj.

*Shkrimi eshte botuar ne revisten Familja shkurt 2018

Brunilda Basha

Autorja është Arkitekte dhe jeton në Kuala Lumpur, Malajzi. Është e specializuar në Restaurimin dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Arkitekturore.

Latest posts by Brunilda Basha (see all)

LEAVE A REPLY