Nga Sabina Ibarra

U bë pak a shumë një vit nga Charlie Hebdo. Ky lajm më trishtoi shumë, por më tepër më trishtoi ajo që e pasoi atë: hashtagu “KillAllMuslims” (vritini të gjithë muslimanët) që u shfaq në Twitter dhe gjithashtu dy xhamitë bashkë me biznesin e një muslimani që u sulmuan në Francë. Më trishtoi fakti që  Don Lemon pyeti Arsalan Iftikhar-in (një avokat amerikan për të drejtat e njeriut mjaft i njohur ) nëse ai e përkrahte  ISIS-in, ndësra Shannon Bream, reportere e FOX News,  tha se ishte e shqetësuar se terroristët “tipikë çuna të këqinj” do të shpëtonin nëse ngjyra e lëkurës nuk merret parasysh – dhe përsëri e pyeta veten se si mund ta mbronte një nënë fëmijën e saj musliman zeshkan në këtë botë?

Jam e vetëdijshme se për momentin problemi më i madh për fëmijët e mij është orari i gjumit, por shumë shpejt ata do të rriten dhe, sipas këndvështrimit tim, si nënë, e ardhmja e tyre duket e zymtë. Të gjithë librat mbi të qenit prind, super nënat prej të cilave marr këshilla dhe të gjitha faqet për bebe ku jam regjistruar, tashmë janë kthyer në të padobishme dhe të pamjaftueshme. Përgjegjësia ime tashmë shkon përtej normales: jo vetëm që më duhet të rris fëmijë të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht, por më duhet ta bëj këtë në një ambient të ashpër.

A do të vijë Musai në shtëpi nga shkolla, i përjashtuar, madje i tallur, për shkak të emrit të tij arab? A do të shndërrohet Anabiya në një Ana nga ata njerëz, të cilët as nuk do ta marrin ndonjëherë mundimin ta mësojnë emrin e saj të plotë?  Apo më keq akoma: a do t’i sulmojë psikologjikisht fëmijët e mij ndonjë ekstremist anti-musliman? Më duket se zgjidhja e vetme do të jetë t’i mbaj mbyllur në shtëpi, si në një kafaz prej qelqi, pasi Amerika është shndërruar në një vend nga i cili të gjithë po ia mbathin për në Kanada, madje dhe unë po mendoj të trasferohem atje si të gjithë afrikano-amerikanët, japonezo-amerikanët, hebrenjtë dhe muslimanët e tjerë.

Kultivimi i vetëbesimit dhe durimit tek Musai dhe Anabiya është shumë i rëndësishëm për mua, por a do t’i “mbysë” ata kjo botë e mbushur me urrejtje ndaj muslimanëve? A do të arrijnë ata të lulëzojnë në një botë e cila do t’i urrejë dhe do t’i dënojë ata për krimë të pabëra dhe pastaj do ju kërkojë që të kërkojnë falje për to?

Pas sulmit në Francë, muslimanët amrikanë shpejtuan të kërkojnë falje për të miliontën here, duke shpjeguar ndryshimin midis muslimanëve “të moderuar” dhe ekstremistëve. Paaftësia e njerëzve për të bërë dallimin mes të dyjave më bën të pyes veten nëse vetëbesimi dhe aftësia e lidershipit të Musait do të shihet si një kërcënim apo si një vlerë pozitive.

Dhe meqenëse s’mund t’i izoloj fëmijët e mi nga bota, atëherë do të mundohem t’i edukojë ata të mbijetojnë ndaj çfarëdo lloj vështirësie që mund të hasin dhe të bëhem shembull për ta.

Autoria është një nënë shkrimtare dhe aktiviste.  Ajo është themeluese dhe redaktore e Muslimah Montage ( AltMuslimah.com) dhe bashkëpunuese për Social MuslimARC.

LEAVE A REPLY