Të shtrenjtët tanë sapo kanë filluar shkollën! Sfida të reja nisin sëbashku me shtatorin!Ata kanë nevojë për prindërit e tyre, për strehën ,kolonën mbështetëse mbi të gjitha! Ashtu pa kuptuar, duke na rrembyer rutina e ngarkuar duket sikur nuk po i kushtojmë vemendjen e duhur emocionit të fëmijëve tanë! Problemet e mëdha me të cilat shpesh ndeshet familja shqiptare sot ndoshta e lënë nënjanë të voglin i cili pret nga dora dhe sytë e prindërve shkëndija ndihme e mbështetejeje në rrugën e tij të dijes. Veçanërisht ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Sa shumë nevojë kanë për ne! Në këtë shkrim kam përzgjedhur disa këshilla praktike për prindërit. Ata kanë nevojë për ju, është bukur kur ia dilni së bashku:
1.Vendosni rregulla të qarta dhe të kuptueshme, rregullat e tepruara nuk e lejojnë fëmijën të shprehet dhe të krijojë përvojën e tij.
2.Mos e kurseni levdatën dhe inkurajojeni fëmijen kur ai arrinë ndonjë rezultat, vetëm kështu do të motivohet.
3.Fëmijët nuk janë asnjëherë të motivuar kur janë të shqetësuar.
4.Caktoni qëllime reale në mënyrë që fëmija t’i arrijë e të jetë i suksesshëm.
5.çdo 30 minuta lejojeni të pushojë , do ta ndihmojë të ruajë për një kohë më të gjatë informacionin në kujtesë.
6.Përqendrohu te pikat e forta të fëmijës qe ai ta rrisë vetëvlerësimin.
7.Mësojeni të dëgjojë në mënyrë aktive, kjo e bën më të vëmendshëm.
8.Mos e krahaso femijën me një fëmijë tjetër që ka rezultate më të mira, kjo aspak nuk e forcon dëshirën për të mësuar. Tregoni vetëpërmbajtje në këtë çështje!
Suksese! Surpriza të bukura ju presin!
përgatiti: Blerina Memaj

LEAVE A REPLY