Në kulturat perëndimore është zakon veshja e fustanit të bardhë për vajzat të cilat martohen. Por përtej kësaj kulture ekzistojnë dhe disa veshje tradicionale që praktikohen ende ditëve të sotme sidomos nga ata që i ruajnë këto zakone me dëshirën e madhe për të promovuar kulturën vendase.

Disa karakteristika të këtyre zakoneve martesore përfshijnë mbartjen e bizhuterive, punimet e dorës, dekorimin e fytyrës apo duarve dhe elementi që mbizotëron më së shumti është vello dhe shamia e kokës.

1. Nusja nga Kazakistani1.Kazakistan

Sipas traditës kazake, nusja hedh një shami me një vello të gjatë koke e cila quhet “Saukele” e cila në disa raste shoqërohet edhe me vello fytyre. Kjo veshje përgatitet shumë kohë më parë se femra të arrijë moshën e martesës.

2. Nusja nigeriane2.Nigeria

Nigeria është një vend i madh me një numër prej 250 etnishë dhe 500 gjuhësh të ndryshme. Ceremonitë martesore ndryshojnë sipas etnisë, zonës dhe fesë, mirëpo në përgjithësi veshja e nuses karakterizohet nga një shall koke që quhet “Gele”.

3. Martesa japoneze3.Japoni

Veshja tradicionale për femrën është “kimono” i bardhë i cili simbolizon pastërtinë dhe virgjërinë e saj. Ndërsa pas ceremonisë ajo ndërrohet me një kimono të kuqe.4. Nusja nga Mongolia

4. Nusja nga Mongolia4.Mongoli

Edhe nusja edhe dhëndri veshin një veshje që quhet ”Deel” e cila është tipike ndër nomadët e Azisë dhe ngjan me një pelerinë të gjatë.

Edhe nusja edhe dhëndri veshin një veshje që quhet ”Deel” e cila është tipike ndër nomadët e Azisë dhe ngjan me një pelerinë të gjatë.

Edhe nusja edhe dhëndri veshin një veshje që quhet ”Deel” e cila është tipike ndër nomadët e Azisë dhe ngjan me një pelerinë të gjatë.

5. Nusja nga Rumania5.Rumani

Kjo veshje është tipike për nuset nga zona e Oas dhe zonave të tjera në veriperëndim të Transilvanisë.

6. Dasma kineze6.kine

Në Kinë ngjyra e kuqe simbolizon fat dhe është shumë e përdorur në ceremony të tilla. Ndaj dhe veshjet e dasmave karakterizohen nga kjo ngjyrë që gjithashtu sipas tyre mendohet se mban shpirtrat e ligë dhe djallin larg.

7. Nuset gorane7.goran

Goranët janë një grup etnik muslimanësh që jetojnë midis Maqedonisë dhe Kosovës. Përpos dekorimeve shumë ngjyrëshe dhe me lule, karakteristike është dhe ngjyra e bardhë e dekorimeve që përdoren për fytyrën si dhe ngjyra e kalit që do të përcjellë nusen deri tek dera e shtëpisë së re.

8. Dasma indoneziane8.indonezi

Në Indonezi gjithashtu zakonet të lidhura me dasmën ndryshojnë nga zona në zonë në varësi edhe të grupeve etnike.

9. Në Norvegji9Norvegji

Në Norvegji veshja tradicionale quhet ”Bunad “ e cila mund të vishet dhe për festa të tjera dhe raste.

10. Nusja nga Jakan10.jakan

Jakanët janë një grup etnik në ishujt Basilan në Filipine. Ceremonia karakterizohet me rituale islame. Nusja dhe dhëndri pikturojnë fytyrën e tyre me një lloj kënaje të bardhë.

Përgatiti Nada Dosti

©Muslimania.al

LEAVE A REPLY