Ramazani është koha kur ju mund të bëni një pushim nga rutina juaj e përditshme dhe me të vërtetë të përqendroheni në marrëdhënien tuaj me Allahun (SWT). Rutina juaj e përditshme duhet  të ngadalësohet dhe nuk ka nevojë të gatuhet rëndë dhe në sasi të mëdha, kështu që ju mund të keni më shumë kohë për të lexuar Kur’an, të  luteni dhe në përgjithësi të përqendroheni në forcimin e imanit tuaj. Është një tërheqje e vërtetë … ose një skenar ëndërr që duket shumë larg arritjes nëse je nënë e një fëmije të vogël. Epo, Ramazani kurrë nuk do të jetë i njëjtë me fëmijë të vegjël  përreth, por me një planifikim dhe konsideratë shtesë ju mund të mbijetoni dhe ta bëni atë të veçantë. Pra, nisjani!

  1. Planifikoni, planifikoni dhe planifikoni pak më shumë – dhe bëjeni këtë shumë kohë më përpara. Shkruani qëllimet dhe duatë tuaja të Ramazanit, bëni listat e blerjeve dhe listat e dhuratave të Festës së Bajramit dhe planifikoni ushqimin tuaj dhe ushqimin e fëmijëve. Programoni kohën tuaj të gjumit dhe të pushimit. Të qëndroni zgjuar pas syfyrit kur fëmijët ka të ngjarë të jenë në gjumë mund të jetë koha juaj më e mirë për të lexuar Kur’anin. Nëse dëshironi të mësoni përmendësh ose rishikoni disa dua, shtypini ato dhe vendosni në muret e kuzhinës ose kudo që të jetë më e përshtatshme. Planifikimi i gjërave përpara do  t’ju japë qartësi, ju mund të përdorni kohën  tuaj në mënyrë efikase dhe të zvogëloni stresin e përgatitjes së minutës së fundit.
  2. Mos u shqetësoni nëse planet tuaj dështojnë – mund të ketë ditë kur fëmija juaj nuk do t’ju lejojë të uleni e të lexoni ose do të ju harxhojë kohë me teka ose për ndonjë problem shëndetsor. Të gjithëve na ka ndodhur që fëmija të na ulet mbi kurriz ndërsa falemi apo të na dalë përpara mbi shtrojën e namazit. Sa herë na ka ardhur keq që nuk mund të faleshim pa u penguar. Por, atëherë, Ramazani nuk ka të bëjë me konkurrencën apo mbajtjen e shënimeve personale se sa shumë kemi bërë, Ramazani është për të kënaqur Allahun (SWT). Mos harroni se qëllimi është i rëndësishëm, ashtu siç na ka mësuar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Shpërblimi i veprave varet nga qëllimet dhe secili person do të marrë shpërblimin sipas asaj që ka menduar.” (Buhari) Gjithashtu, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji, mos harroni se mund t’i kompensoni më vonë agjërimet tuaja, ndoshta në dimër kur ditët janë të shkurtra dhe ju nuk do të ndiheni të etur për një kohë të gjatë
  3. Përmbusheni angazhimin shpirtëror edhe duke qenë në lëvizje. Nuk keni kohë për t’u ulur dhe lexuar Kur’anin? Foshnja nuk të lë të qëndrosh për taravih? Mbani mend se jo vetëm përmes lutjes dhe recitimit ju mund ta adhuroni Allahun (SWT), por dhikri (përkujtimi i Allahut SWT) dhe duatë janë gjithashtu forma të adhurimit. Dhe me të vërtetë mund të bëni dua kudo (përveç tualetit) dhe në çdo kohë! Vazhdoni bëni dua sa më shumë teksa po ushqeni fëmijët me gji ose teksa jeni duke pastruar kuzhinën, bëni dhikër gjatë gatimit dhe ushqyerjes së fëmijëve. Dhe relaksohuni, All-llahu (SWT) e di se të qenit një nënë është puna më e vështirë.
  4. Mendoni cilësinë, sesa sasinë. Nëse luftoni për të mësuar përmendësh sure të reja mes zhurmës së fëmijëve që ka mbush shtëpinë, thjesht lexoni ato që ju i dini, sadopak që mund të jenë, dhe meditoni rreth tyre. Surja El-Ihlas është e barabartë me një të tretën e Kur’anit dhe , kështu që duke menduar për kuptimin e saj, mbushni zemrën me dashuri dhe frikë për Krijuesin. Gjithashtu, duke dëgjuar recitimKur’ani gjatë kohës që jeni të zënë me punët tuaja të përditshme, do mbushni zemrën tuaj dhe do ushqeni shpirtin, ndërsa stomaku juaj është i zbrazët gjatë agjërimit dhe në mes të fëmijëve dhe punëve të shtëpisë.
  5. Pastroni shtëpinë dhe hiqni veshjet e tepërta para se Ramazani të fillojë, duke ulur ndjeshëm sasinë e punëve shtëpiake që duhet të bëni gjatë muajit të shenjtë. Më pak gjëra që të keni në shtëpi, më pak punë dhe më shumë kohë për adhurim dhe dua. Bëni punët para kohe p.sh hekurosja e rrobave, të këmishave apo gjërave të tjera personale për një muaj. Hidhni rrobat e papërdorura apo gjërat e vjetra që nuk ju duhen që të mos merreni me to gjatë Ramazanit. Shumë amvisa e kalojnë kohën me punë të vogla e jo shumë të rëndësishme në vend që ta kalojnë kohën me adhurim e dhikër. Shmangi larjet e tepërta të xhamave apo tapeteve apo mos shpenzoni shumë kohë me oborrin tuaj
  6. Gatuni ushqime të thjeshta. Ramazani nuk ka të bëjë me të ngrënit e tepërt dhe festiv. Është mire të planifikoni përpara së bashku, kështu që askush nuk do të zhgënjehet më vonë se pjata e tyre preferuar mungon. Kërkoni disa receta të thjeshta dhe të shpejta që nuk do t’ju bëjnë të kaloni ditë të plota në kuzhinë dhe përfshini të gjithë familjen në përgatitje.
  7. Mos harroni të ushqeni fëmijët. “Nëse nuk hanë ato, askush nuk ha”, Ato duhet të jenë të ngopur që të ju lenë edhe ju të hani në iftar. E di që është e lehtë të përgatisësh e drekës së tyre në Ramazan, por kur fëmijët ushqehen në kohë vetëm do tua bëjnë më të lehtë. Përsëri i jepni fëmijës ushqime të gatuar lehtë dhe shpejt, dicka të thjeshtë: supë, peshk ndoshta? Jepuni ushqime të shëndetshme atyre, të tilla si fruta dhe fruta të thata apo biskota.
  8. Shijoni dhe ndani Ramazanin me fëmijët tuaj – është një kohë kaq e bukur dhe e bekuar. Filloni herët duke përgatitur disa dekorime për shtëpinë që ta mbash familjen me atmosferën e Ramazanit, lexojini tregime me temë Ramazani, printoni ose bëni një kalendar të Ramazanit dhe përfshini të vegjlit tuaj në përgatitjen e Iftarit, mbajini të angazhuar me punë të vogla qoftë sikur vendosja e  pjatave mbi tryezë, që fëmijët të mësohen me angazhimin në punët e shtëpisë dhe atmosferën e Ramazanit. Vitet do kalojnë shpejt, ato do rriten dhe ju do te ju marrë malli për ato vite teksa agjëronit me fëmijë përreth. Shijojini, janë ditët më të bukura!

Pergatiti: Majlinda Qosja

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.