Shkrimi i dorës ditëve të sotme është, le të themi një… zgjidhe vetë një  cliché: një art i humbur; një simbol i të shkuarës; një lloj shkrimi i mishëruar apo një lloj forme komunikimi ku njeriu shpreh dhe identitetin e tij..?!

Të gjitha këto që u përmendën janë në një formë ose në një tjetër të vërteta, por ndër të tjera një gjë është e sigurt, se shkrimi i dorës nuk është më i përdorshëm si dikur.

Çuditërisht sipas disa sondazheve, shitja e celularëve apo disa tabletave me laps kanë korrur sukses. Ndoshta ky mund të jetë një hap drejt rilindjes së shkrimit të dorës në ekran.

Po të flasim për dobitë e shkrimit të dorës mund të përmendim se mjaft studime kanë treguar se të shkruash me dorë ndihmon jo vetëm në memorizim por edhe në kutpim. Bëhet fjalë për qetësi dhe përqëndrim që përfitohet kur ne shkruajmë, ndërsa kur ne punojmë mbi tastierë truri e ka shumë të vështirë që në mënyrë të vetëdijshme të sistemojë disa gërma që shtypen me një shpejtësi të konsiderueshme.

Të shkruash me dorë në shekullin e 21-të nuk do të thotë të pasqyrosh një stil në një fletë por edhe të zbulosh se si ne nëpërmjet levizjeve tona trupore portretizojmë pulsing dhe ndjesinë tonë ndaj një gjuhe.

Të shkruash në tablet është tjetër gjë. Nuk të jep atë ndjesinë si të shkruash me laps apo me stilolaps. Pastaj vjen ajo ndjesia kur dëgjon zhurmën në letër e cila nuk është njësoj si zhurma e metalit në xham apo në kristal të lëngshëm.

Sepse shkrimi me laps shoqërohet nga një natyrë sharmante qoftë edhe në një zhgarravitje anash faqes, apo një nënvizim joperfekt të ndonjë citati të rëndësishëm të dalë jashtë rreshtit.

Shkrimi i dorës mbetet një shfaqie vizuale e lëvizjeve të krahut dhe të dorës në bashkëpunim me një numër neuronesh për të dhënë si produkt përfundimtar jo vetëm indivitualitetin por për të treguar se të jesh një qënie njerëzore do të thotë pikërisht të ecësh përpara dhe jo të mbetesh një çast në kohë.

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY