Dikur,

jetoja brenda murit të vendit tim,
S’e kuptoja peshën e origjinës, 
të të rrjedhe gjak atdheu nëpër vena.
Kisha dëgjuar për emigrimet
Vajtimet e këngët plot mall,
Nëna me sytë plot lot,
drejtuara nëpër horizon.
Të ulura në pragun e portës,
prisnin bijtë të canin
mjegullën e mëngjesit.
Kisha lexuar për luftërat,
Heronjtë dhe dëshmorët e rënë,
gjakun e derdhur për tokën mëmë.
Por,
Nuk dija c’do të thotë
të duash cdo rrugicë.
Të të mungojë cdo gjurmë e tij,
Të ndihesh e zbrazët cdo ditë.
Nuk e dija, të të pikonte zemra,
për ëmbëlsinë e vendit tënd.
Derisa një ditë,
vendosa të udhëtoj larg.
Drejt qiejve të rinj
Tokës së re,
ngjyrave pa mbarim.
Udhëtova larg
Larg cdo gjurme të qytetit tim.
Hëna ishte më e zbehtë,
Dielli nuk ngrohte aq fort,
Yjet humbeshin në mjegull,
Era, nuk depërtonte në shpirt.
Më mungonte,
Më mungonte Aroma e Vendit Tim.

Brunilda Basha

Brunilda Basha

Autorja është Arkitekte dhe studion doktoraturë në Stamboll, Turqi. Është e specializuar në Restaurimin dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Arkitekturore.
Brunilda Basha

LEAVE A REPLY