1-   Lutju Allahut për dikë tjetër kur ai nuk është i pranishëm

Sa herë që të bëni dua për dikë tjetër në mungesë të tyre, engjëjt do të thonë “Amin, All-llahu  ju dhëntë të njëjtën gjë” Pra, çfarëdo qoftë ajo, nota të mira, iPhone i ri, miq. Lutjuni Allahun (xh.sh.) që ti japë vëllait tuaj / motrës, miqve apo dikujt tjetër diçka dhe engjëjt do të bëjnë dua që Allahu t’iu japë juve të njëjtën gjë. E di se çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se Allahu (xh.sh.) është i kënaqur me duanë tuaj për dikë tjetër, ndaj ka urdhëruar engjëjt për të bërë të njëjtën lutje për ju. Pra lutja juaj është shumë më e fuqishme.

2-      Ndërkohë që po prisni faljen e namazit

Pasi marrim abdes dhe ulemi për të pritur faljen e namazit, ëngjëjt presin me ne duke bërë vazhdimisht lutje: “O Zot fale atë, O Zot mëshiroje atë!”

Dhe pas namazi, në vend që të ngriheni menjëherë, ndaloni e bëni dhikër(përkujtim të Zotit) pasi ëngjëjt ulen pranë jush dhe bëjnë të njëjtën dua sërish: “O Zot fale atë, O Zot mëshiroje atë”! deri sa ju të mbaroni dhikrin.

3-   Të ndani dhe jepni diçka si lëmoshë, dhuratë.

Çdo mëngjes dy engjëj zbresin në tokë. Njëri prej tyre thotë: “Allahu ja zëvendësoftë atë çka jepni të tjerëve për hir të Zotit!”, Dhe tjetri thotë:  “O Allah, shkatërroje  atë i cili ndalon veten nga e dhëna!” Çdo ditë sigurohuni që të ndani diçka me të tjerët, që të jeni pjesë e duasë së engjëllit i cili i kërkon Allahut t’iu japë e bekojë me më shumë.

4-   Të merrni pjesë në namazin e së premtes(xhumasë)

Çdo të xhuma ëngjëjt qëndrojnë tek dera dhe shënojnë të gjithë emrat e njerëzve që hyjnë në xhami. Në momentin që hatibi hyn për të mbajtur hutben, ndalojnë së shënuari dhe ulen të dëgjojnë hutben me xhematin.

5-   Të përkujtoni Zotin në udhëtim

Engjëjt presin për ne në rrugë, autostrada. Kur gjejnë dikë që po përkujton Zotin thërrasin:

“Ejani,e gjetëm atë që po kërkonim”. Kujtojeni këtë ndërkohë që shkoni në shkollë, punë, për pushime apo kudo.

Mendoni se shejtani do ju afrohet ndërkohë që keni ëngjëjt rreth vetes tuaj duke bërë dua(lutje) gjatë gjithë kohës?

LEAVE A REPLY