Si të kalojmë një fundjavë të bukur me familjen pa bërë shumë shpenzime

0

Nga Diana Syla

Të zhytur në përditshmërinë tonë na duket sikur jemi kthyer në rrobotë që vetëm duhet të kryejmë punët e përditshme pa ju dhënë atyre ndjenjë.
Kjo menyrë jetese dhe rutina e jetës së përditshme na trazon shpirtin ndonëse jo të gjithë arrijnë ta kuptojnë.
Ndërtesa të larta, infrastruktura, ndotja e ajrit, mungesa e parqeve, mungesa e hapësirave të gjëlbërta na mungojnë jashtëzakonisht shumë.
Po a mundet njeriu i krijuar nga balta të jetojë në harmoni të plotë me pamje të tilla mbytëse?
Kurrë! Njeriu ka nevojë për natyrshmërinë e tij ashtu siç Zoti e krijoi.
Lidhja e njeriut me natyrën është një lidhje jetike e pazëvendësueshme.
Ah, sa më mungon që duke qëndruar në ballkon të vështroj yjet, të kënaqem duke parë hënën, të meditoj e të them:”Zoti ynë këto nuk i ke krijjar kot, i Madheruar qofsh!”
Po e kam të pamundur të sodis natyrën pasiqë një ndërtesë shumëkatëshe e bllokon pamjen.
Gjendje ankthi, stres i vazhdueshëm, mungesë dëshire për të bërë shumë gjëra dhe në fund  asnjë motiv për të gjetur forcë.
Këto energji negative i shoqërojnë shumë prej nesh dhe kjo nuk ndikon vetëm në marrëdhenien me veten tonë po dhe ne marredhenie me te tjeret sidomos me familjen.
Familja është baza e një shoqërie, nëse ne nuk rrisim breza të shëndoshë e ardhmja do të jetë e errët.
Nëse ne rrisim breza të shëndoshë kemi shpresë se ditë më të mira do të vijnë.
Lind pyetja: vallë si po i rrisim ne femijët tanë?
Po të krahasoj fëmijërinë time me të djalit tim është shumë larg dhe s’ka asgjë të përbashkët.
Qendrimi në natyrë ishte pjesë e pandashme e imja, lojera me top prej lecke që më falte kënaqësi pafund.
Vizita të vazhdueshme tek të afërmit, piknik në natyrë pa harruar 3 muajt e verës që i shfrytezonim në liqen duke marrë rreze dhe duke notuar.
Ndersa djali im në kopësht: ambjent të mbyllur, në shtëpi në ambjent të mbyllur. Izolim i tejskajshëm saqë aftësia e tij e të menduarit do kufizohet vetëm në këto ambjente.
Më vret shumë kjo situatë dhe më bën të vuaj njëkohësisht pasi kjo nuk është fëmijëria që ëndërroja për fëmijën tim.
Unë dua një fëmijëri më aktive për të ku të zhytet në baltë e nuk ka problem nësë behet me njolla e ato njolla nuk largohen kurrë nga rrobat. ëndërroj të dalë të luaj me shokë e të fantazojnë çfarë lojërash të duan.
Ndërsa dua që smarfonet t’ua largoj nga duart e tyre.
Ata po jua shkatërrojnë të ardhmen, po ua shkatërrojnë kreativitetin dhe çdo gjë tjetër.
E ndodhur shpesh në një situatë të tillë e shoh si domosdoshmëri të mendoj që në fundjavë të organizoj diçka në mënyrë që ta shohim qiellin pa pengesë, ta ndiejme ajrin që na pastron mushkritë e rrezet e diellit të na depërtojnë në lëkurë.
Të jetosh në kryeqytet ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.
Avantazhi më i madh është që ne kemi afër detin, Malin e Dajtit, kodra dhe liqene.
Një mjet transporti personal do ishte idealja, por edhe me transport publik mund të vizitojmë vende të ndryshme.
Kështu që së bashku me familjen tuaj mund të vendosni të largoheni te pakten për një ditë nga tirana.
Gjiri i Lalëzit është një destinacion i përshtatshëm sidomos në periudhën e vjeshtës pasi nuk ka pushues.
Pergatit ushqimet e nevojshme, një batanije për ta shtruar në rërë një top dhe thjesht nisu! Do jesh ti, familja jote, qielli dhe deti që duken të pafund… e gjithë hapësira është vetëm për ty dhe mund ta shfrytezosh per t’u relaksuar, për të luajtur, për t’u argëtuar dhe pse jo, për të lexuar një libër.
Bëhet fjalë për një zgjedhje ideale që trupi të rifitojë energjitë e humbura nga lodhjet dhe ngarkesa.
E mbi të gjitha ky pushim na duhet që javen ta fillojmë me energji pozitive.
Ne shpeshherë jemi në pritje të ndonjë mrekullie në jetën tonë që të na bëjë të lumtur po harrojmë që ndonjeherë lumturia ndodhet aty në detaje të vogla por që për ne përbëjnë grimca lumturie.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.