Samia Mair

Nëse do i bëje pyetjen prindërve se ccfarë do donit të bënit ndryshe në rritjen e fëmijëve tuaj, me siguri do listonin një listë të pafundme të gjërave që do të donin të kishin bërë ndryshe.  Ajo që më vjen menjëherë në mendje mua është se si humba kontrollin mbi veshjen e vajzave të mia binjake. Pata menduar se kisha ccdo gjë nën kontroll derisa ato mbushën katër vjeç. Njëra nga to pëlqente ngjyrat e hapura si rozë, lejla, ndërsa tjetra shkonte më shumë pas ngjyrave të errëta; gri, blu, e zezë. Jo rrallëherë përfundonim t’i blinim rrobet e saj në sektorin e meshkujve pasi nuk i preferonte stilet e veshjeve të vajzave së moshës së saj. Në fakt gjithmonë i lija vajzat të visheshin ashtu sicc donin. Ndoshta kjo lidhej me të shkuarën time: mamaja gjithmonë më kishte lejuar të vishja ç’të doja përvecc të ejnteve dhe rasteve speciale ku duhet të vishja atë çfarë ajo zgjidhte për mua. Ah, dhe mos të harroj kostumin e shkollës fillore i cili ishte i tmerrshëm. Pasi kaluan disa vite, vendosa ta pyes vajzën se pse i pëlqente kaq shumë ngjyrat e errëta. M’u përgjigj se kur kishte tentuar të vishte ngjyra vajzash, apo të ndezura kishte tërhequr  vëmendjen e të tjerëve, ndërsa me ngjyra të errëta njerëzit nuk e besdiznin. Më gëzoi fakti  se ajo vetë kish gjetur një zgjidhje mbi problemin që e shqetësonte; se si të evitonte vëmendjen e  padëshiruar. Por tashmë ajo është 10 vjeç dhe akoma luftoj me të çdo Bajram apo rast të veçantë për të veshur diçka të bukur. Shumicën e kohës do të veshi vetëm një abaja shumë të thjeshtë të zezë ose gri. Ndonjëherë, mendoj, “Ah sikur t’a kisha patur më shumë nën kontroll kur ishte  2-3-4 vjeç, sikur të”.., por..kjo është natyra e saj!

Ndërkohë që unë shqetësohem për këtë problem, jam e sigurt qe ka mama të tjera të cilat kanë probleme shumë të ndryshme nga të miat, ndoshta shumë herë më problematike dhe shqetësuese. Gjatë leximeve të shumta mbi prindërimin, kam kuptuar se ka dy gjëra shumë të rëndësishme të cilat duhet të mundohemi mos t’i bëjmë në mënyrë që shansi për të rritur fëmijë besimtarë të jetë më i madh. Qëllimisht po them shans për t’u rritur besimtar, pasi edhe me prindërimin më të mirë të mundshëm, fëmijët mund të shkojnë në humbje.

1.Mos pretendoni që ta ndjekin fenë në përpikmëri.

Gjëja e parë që nuk duhet të bëni është të prisni që fëmijët tuaj të ndjekin fenë në qoftë se ju zgjidhni atë që duhet ndjekur. A na shohin ata ne teksa harrojmë të falemi? Na shikojnë të merremi me thashetheme? A është e arsyeshme të pritet që fëmijët tanë të ndjekin Kur’anin dhe Sunetin, nëse ne jemi të shkujdesur vetë? A mundet një prind të thyej disa rregulla ndonjëherë dhe të presë që fëmija nuk do e bëje të njëjtën gjë? Hipokrizia nuk ecën në mesin e të rinjve sidomos fëmijëve, dhe as nuk duhet të ecë. Në fund të fundit, ne do t’i përgjigjemi  All-llahut (xh.sh.), për mënyrën se si kemi rritur dhe edukuar fëmijët tanë – një perspektivë e frikshme, pasi vërtetë, rritja e fëmijëvë ka sfidat e veta, veçanërisht në një botë të mbushur me tundime të pafundnme. Duke mbrojtur veten që të mos shkojmë në rrugë të gabuar, ne po mbrojmë në këtë mënyrë dhe fëmijët tanë gjithashtu.

2-      Mos i  shmangni pyetjet e vështira. Gjëja e dytë që nuk duhet të bëni gjatë rritjes së fëmijës musliman është të mos i përgjigjeni pyetjeve të vështira në lidhje me fenë thjesht duke iu thënë, “sepse feja thotë kështu.”

Pse duhet të mbulojë flokët gruaja? Pse një grua muslimane nuk mundet të martojë një mashkull jo musliman, ndërsa mashkulli mundet? C’të keqe ka kërcimi? Dhe lista e pyetjeve vazhdon pambarimisht. Islami nuk na kërkon ta braktisim arsyetimin dhe llogjikimin, përkundrazi. Islami stimulon llogjikën dhe shpjegimin e shëndoshë. Prindërit duhet të kenë përgjigje për ccdo ccështje të ngritur nga fëmitë e tyre, dhe nëse nuk e dinë përgjigjen duhet ta pranojnë e të thonë: Nuk e di.

Por, “nuk e di” s’duhet të jetë fundi i diskutimit. Duhet të kërkojmë përgjigjen dhe ti rikthehemi debatit sërish.

Ka pasur shumë gjëra që unë nuk i kuptoja si një muslimane e re dikur, por përmes hulumtimeve dhe diskutimeve me muslimanët e tjerë, arrita të kuptoj urtësinë që qëndronte pas shumë rregullave. Dhe për ndonjë pyetje ku ne s’mund të gjejmë shpjegim në  Kur’an apo hadith, atëherë përgjigja është që t’u shpjegojmë fëmijëve se pse ne zgjedhim t’i bindemi urdhërave të Allahut (xh.sh.). Rritja e fëmijëve nuk është e lehtë. Mund të bëjmë disa gjëra mirë dhe disa gjëra keq. Nuk ka asnjë natë ku nuk vlerësoj veten nëse ja dola sot së qëni prind i mirë apo jo. Gjithmonë ka diccka të cilën do kisha dashur ta bëja ndryshe. Edhe pas përpjekjeve të shumta për të qenë një prind i suksesshëm asgjë s’të garanton se fëmija yt në të ardhmen do jetë shërbëtor i drejtë i Zotit. Por në qoftë se ne jemi të dobët në praktikën tonë fetare, ose nuk e njohim fenë mjaftueshëm, apo nuk luftojmë ccdo ditë  për të përmirësuar vetveten, atëherë nuk jemi duke dhënë më të mirën tonë. Allahu (xh.sh.) na bëftë ne dhe familjet tona në mesin e robërve të Tij të devotshëm. Amin.

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.