nga A. Pawlowski

Harrojeni moton“don’t worry, be happy/mos u shqetëso, ji i lumtur”. Studimet tregojnë se shqetësimi siç duhet është më mire se sa të mos shqetësohesh fare.

Shqetësimi mund të luajë një rol të rëndësishëm në jetë dhe nuk ka pse të jetë shkatërrues apo i kotë, tregon Kate Sweeny, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Riverside.
Ajo është bashkautorja e “The surprising upsides of worry”(Aspektet befasuese të Shqetësimit), botuar kohët e fundit në gazetën Social and Personality Psychology Compass. Analiza e saj argumenton se shqetësimi mund të inkurajojë sjelljet që çojnë në një jetë më të shëndetshme, më shumë sukses dhe mirëqenie.”Ashtu si shumica e emocioneve negative, shqetësimi ka një funksion. Ne ndoshta nuk do të kishim evoluar drejt shqetësimit nëse nuk do kishte arsye për ta bërë këtë,” thotë Sweeny për NBC.
Shqetësimi i shërben një qëllimi
Kur është fjala për t’u shqetësuar, ky funksion është shumë i qartë: na tërheq vëmendjen në faktin se duhet të bëjmë diçka ose të përgatitemi për parandalimin e diçkaje dhe kjo na jep motivimin për të vepruar në lidhje me këtë.
Kjo mund të çojë në disa zgjedhje të rëndësishme. Nëse shqetësoheni për një aksident me makinë, do të vinit rripin e sigurimit. Nëse shqetësoheni për kancerin e lëkurës, do të vinit kremin e diellit. Shqetësimi ju bën që të bëni diçka që mund të jetë e sikletshme, por mbrojtëse.
Gjithashtu ju bën të përgatiteni. Nëse shqetësoheni për një intervistë pune, do të kaloni më shumë kohë duke u përgatitur për të. Shqetësimi ju tregon se një situatë është serioze dhe e mban atë të pikasur në mendjen tuaj në mënyrë që të veproni.
“Nëse kurrë nuk do shqetësohemi për të ardhmen tonë, do të mund të vëmë veten në një rrezik domethënës dhe mund të humbasim shumë”, tregon Sweeny.
“Edhe kur nuk keni kontroll mbi atë që do të ndodhë, shqetësimi mund të shërbejë si një amortizator emocional. Ndjenja është pabesueshmërisht e pakëndshme por sido që të shkojnë gjërat në fund të paktën do të duket më mirë në krahasim me më parë,” vë në dukje ajo. Shtrëngimi për më të keqen në fakt mund të zbehë lajmet e këqija dhe të bëjë që lajmet e mira të duken edhe më të mira.
Përfundimi i analizës së Sweeny: Shqetësimi në sasinë e duhur është më mirë se të mos shqetësohesh aspak.
Por nga e thëna në të bërë është në mes një mal i tërë.
Të gjithë jemi të shqetësuar, megjithëse kundërveprimet tona varen nga gjenet, prindërit dhe mendësia jonë personale, tregon Melanie Greenberg, një psikologe klinike në Mill Valley të Kalifornisë dhe autorja e librit “The Stress-Proof Brain (Truri kundra stresit)”.
Ajo thekson se shqetësimi mund të ketë një aspekt pozitiv, por paralajmëron gjithashtu se shqetësimi i tepërt mund të çojë në probleme. Rreth 85 përqind e gjërave që njerëzit shqetësohen kurrë nuk ndodhin, tha ajo.
Si të fillojmë të shqetësohemi siç duhet?
1.Shmangni llojet e shqetësimit të dëmshme për shëndetin
“Nëse shqetësimi ndërhyn në jetën tënde, nëse nuk mund të fokusohesh dhe përqendrohesh, nëse po të prish kënaqësinë në jetë, nëse po zvarritesh pasi je aq i shqetësuar se si do të shkojnë gjërat, nëse je kyçur tërë kohën dhe nuk mund të relaksohesh, nëse shqetësohesh për të njëjtën gjë pa pushim dhe nuk mund ta lësh mënjanë, kjo do të ishte joproduktive, “thotë Greenberg.
Nëse e bëni katastrofike një situatë – ose rroni në skenarët më të këqinj që mund të ndodhin – kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të shqetësuar dhe të pafuqishëm, shton ajo.
2.Mos ngatërro shqetësimin me ankthin
Shqetësim do të thotë të përqendrohesh në ngjarjet e ardhshme negative që mund të presësh ose të përgatitesh për to, (nga shënimet e analizës së Sweeny.) Nga Ana tjetë ajo tërheq vëmendjen ndaj mundësive. Ankthi përfshin vendosjen në ngjarjet dhe gabimet e kaluara. Është një lak i sëmurë mendimesh që ushqejnë depresionin, sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë.
3.Përgatit një listë
Kur Sweeny ndihet e shqetësuar, ajo ndërton një listë mendore.
Së pari, ajo pyet veten: “A ka ndonjë gjë që unë mund të bëj për të siguruar ose për të rritur gjasat e një rezultati të mirë?”
Nëse jo, pyet: “A ka ndonjë gjë që mund të bëj për t’u përgatitur për një rezultat të keq , nëse ndodh?”
Nëse i keni përdorur gjithë këto mundësi, gjithçka që mund të bëni është të shpërqendroni veten, thotë Sweeny. Nëse dështoni edhe në këtë, përpiquni të merrni pak ngushëllim në faktin se çfarëdo që të ndodhë, të paktën ju nuk do t’ju duhet të shqetësoheni më për këtë, sapo të vijë rezultati. “Trurit nuk i pëlqen paqartësia, preferon sigurinë”, shtoi Greenberg.

4. Mos u fiksoni pas mendimeve tuaja
Vetëm për shkak se mendoni se diçka do të ndodhë, nuk do të thotë se do të ndodhë. Pyesni veten: A është kjo e vërtetë? E dobishme? Distancohuni nga mendimet tuaja dhe praktikoni ndërgjegjen, këshillon Greenberg. Mundohuni të lidheni me ndjenjat tuaja në atë moment.

5. Shpërqëndrohuni, në vend që të ndrydhni, dhe shqetësohuni!
Kur përpiqesh të ndrydhësh ndjenjat, ata mund të kthehen edhe më të forta, siç vunë në dukje Greenberg dhe Sweeny . Kjo strategji mund të zhduket edhe në mënyra të tjera.
“Ndjenjat janë atje për një arsye. Ata janë informuese për ne, “thotë Greenberg.
“Për aq sa shqetësimi po ju thotë se ka diçka që duhet t’i kushtoni vëmendje, atëherë injorimi është në rrezikun tuaj”, thotë Sweeny.
Le të të motivojë shqetësimi, por nëse atë e gjen joproduktiv, atëherë përpiqu të largosh mendjen nga këto gjëra duke u angazhuar në aktivitete të tjera: Fokusohu në punë, bë diçka që ju pëlqen: palestër, ecje, leximi i ndonjë libri ose provo të ngjyrosësh ndonjë libër për të rritur që është një metodë çliruese nga stresi. Kjo sepse nuk mundet që dikush gjatë realizimit të një detyre të shqetësohet dhe të fokusohet njëkohësisht…

përktheu: Valbona Brahaj

Muslimania.al

LEAVE A REPLY