Nëse njëri nga fëmijët e mij do kërkonte të vazhdonte shkollën e lartë nuk do ta pengoja por si një sipërmarrës do t’i mësoja atyre se si një jetë në liri të çon drejtë lumturisë. Sipërmarrja është një mënyrë për ta arritur këtë lumturi.

Mesatarja e sotme në Amerikë e borxhit që mbartin të diplomuarit është rreth 33 mijë dollarë. Shumica e këtyre bursave-borxh mbeten me to gjatë gjithë jetës. Dhe nga këto të diplomuar, vetëm 27% do të punësohen në fushën e tyre. Kanë shkuar tashmë ditët kur çdo i diplomuar punësohej direkt.

Ne mundemi shumë thjeshtë t’u mësojmë fëmijëve tanë se si të fitojnë para në mënyrë që të mos detyrohen të marrin borxh apo kredi për të paguar studimet, por të hapin një sipërmarrje të tyre.

  1. Mos i jep atyre lekë për të kryer punë shtëpie.

Nëse i jep fëmijëve një shumë mujore, jepja që të mësohet të menaxhojë paranë, por jo për të kryer punë shtëpie, të cilat në radhë të parë duhet të jetë përgjegjësi dhe detyrë për çdo pjestar të familjes.

  1. Përfshiji ata në biznesin personal ose të familjes.

Jepu atyre detyra të vogla, përgjegjësi jo të rënda për t’u kryer në bazë të moshës së tyre. Kjo i bën ato të ndihen të rëndësishëm, u mundëson të kuptojnë lodhjen dhe mundin që duhet investuar në një biznes si dhe të përfitojnë disa hapa fillestare apo reflekse që duhen në një sektor të caktuar. Shembull i këtyre detyrave mund të jenë dërgesa ose marrje porosish, shkrim e-maili apo kompjuterizim dokumentash. Pra gjëra që nuk ndikojnë drejtëpërdrejtë në mbarvajtje ose nuk do të çonin në ndonjë dëmtim të firmes.

  1. Shpjegoju pse sipërmarrja është e rëndësishme

Tregoju atyre për përfitimet dhe anët pozitive të të pasurit diçka vetjake edhe pse duhet kohë të rritesh por të paktën mundi dhe investimi shkon për diçka që të përket dhe jo orë të tëra të harxhuara për të punuar për dikë tjetër që dhe nga ana tjetër as nuk të përmbush dhe as nuk të jep kënaqësi.

  1. Ndihmoji ata që të ndërtojnë diçka të vogël në lidhje me diçka që kanë pasion.

Mësoju atyre të ndërtojnë një biznes me atë çfarë u pëlqen atyre. Në këtë mënyrë do tu mësosh se si të fitojnë para duke bërë diçka që ata tashmë e kanë pasion. Ndoshta një ditë mund të rriten por dhe nëse nuk e çojnë më tutje nismën e tyre, të paktën do t’u lejojë të bëjnë fitime të rastit.

  1. Mësoji ata duke u bërë shembull

Tregoji si fillim se ç’do të thotë të jesh sipërmarrës, pra vështirësitë dhe përgjegjësitë që mbart kjo punë. Për një copëz të jetës së fëmijëve të mi kam punuar edhe 60 deri ne 80 orë në javë dhe ato kanë qenë dëshmitarë të kësaj sakrifice. Madje, shpesherë, më thonin ta lija punën. Mu deshën plotë tre vite lodhje dhe sakrifice dhe më në fund e lash atë punë.

Të paktën ata e panë ndryshimin mes të punuarit për të tjerët dhe të qenurit i lirë. Si rregull fëmijët mësojnë më shumë nga çfarë bën se sa çfarë thua.

  1. Fillo një kursim afatgjatë

Nxiti fëmijët e tu që të punojnë gjatë verës, ndoshta duke filluar që nga shkolla e mesme dhe rrogat të ruhen për të paguar shkollën e lartë kur ato të jenë gati dhe në gjendje për ta vazhduar atë. Kjo mënyrë do t’i shpëtojë ato nga të punuarit gjatë studimeve duke ditur se sa e vështirë është edhe të vazhdosh shkollën edhe të punosh.

Të paktën këto punë sezonale mund të ndihmojnë fëmijët tuaj në mos të marrin bursë të plotë, të paktën gjysëm burse. Dhe më e rëndësishmja, nesër do të kenë një të ardhme edhe nëse nuk punësohen në fushën e tyre, të paktën do të kenë një zanat: atë të sipërmarrësit.

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY