Shazia Saleem bën shaka duke thënë se ideja për të hapur biznesin e saj i erdhi thjeshtë sepse ishte e uritur.

Interesante është fakti se me sipërmarrjen e saj ajo ka arritur të kurorëzojë suksesin e saj për të plotësuar mungesën në tregje duke gërshetuar të dy identitetet kulturore të saj: të qenurit muslimane dhe britanike.

Lutonezja 29 vjeçare është nismëtarja e biznesit të saj të sapo promovuar në rrjetin e ushqimeve të gatshme Ieat Foods (nënkupto “I eat”), një ndërthurje e ushqimeve tradicionale britanike, por të përgatitura në mënyrë hallall sipas etikës islame.

Ideja për të hapur një biznes të tillë i erdhi gjatë studimeve të saj në Warwick University pasi i kishte ardhur në maj të hundës ushqimi vegjetarian që konsumonte përditë për të evituar ushqimin jo-hallall.

“Gjithmonë e pyesja veten përse muslimanët nuk hapnin një kompani kateringu ku të shpërndanin ushqim hallall. Kur organizonim panaire ushqimesh ose mbrëmje bamirësie e vetmja gjë që arrija të blija ishin byreqet me qepë apo djathra. Më kishte ardhur në maj të hundës me këtë situatë dhe ndihesha shumë e cunguar ndaj në vend që të fajësosha të tjerët përgatita për tetë vjet një projekt për bizenesin tim dhe më në fund arrita ta realizoja” shprehet ajo.

Zonjusha  Saleem e ka nisur biznesin e saj vetëm me pesë punëtorë dhe shprehet se dëshiron ta zgjerojë atë.  “Ambicien e kam trashëguar nga prindërit e mij, të cilët u shpërngulën nga Siri Lanka këtu për një jetë më të mirë dhe të dy kanë punuar me mund për të sguruar një të ardhme për fëmijët e tyre” thotë ajo.

“..Dhe feja ime si dhe dentiteti im britanik më kanë motivuar akoma më shumë, ndërkohë unë po përpiqem t’i kombinojë këto dy elementë.”

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY