Nëse jeni dashamirës të çokollatës atëherë zgjidhni çokollatën e zezë dhe të hidhur (fondente, bitter) Ndër ëmbëlsirat më të shpejta dhe shumë  e përshtatshme për t’u shoqëruar me akullor është edhe SUFLE-ja!

Ingredientët për  9 porcione:

  • 3 kokrra vezë
  • 1 çokollatë fondente
  • 100 gram gjalp
  • 4 lugë gjelle miell
  • 4 lugë gjelle sheqer
  • 1 paketë vanilje

 

Përgatitja:

Çokollatën e presim në kube dhe e vendosim në një tenxhere, të cilën e kemi ngrohur mbi sobë më parë dhe  i shtojmë gjalpin. Ne proçesin e shkrirjes i përziejmë deri sa të përftojmë një masë kremoze.

Marrim një tas në të cilin hedhim vezët dhe sheqerin, të cilat i rrahim me ndihmën e nje mikseri për të përftuar një masë kremoze. Shtojmë çokollatën tashmë të shkrirë dhe i përziejmë. Hedhim miellin e vaniljen dhe i përziejmë derisa te kemi nje masë homogjene.

Tasat ku do të piqni suflet i lyeni me gjap dhe i pluhrosni me miell. Kjo mundëson mos prishjen e tyre gjatë servirjes.

I vendosim për  t’i pjekur ne furrë, e cila ka arritur temperaturën 200 gradë per 7-8 minuta.

KUJDES!!! Pas pjekjes vendosini hiqeni nga soba menjëherë sepse në të kundërt do të ngurtësohet.

Mund ta shoqëroni me akullore ose me fruta.

sufle

Ju beftë mirë!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.