Për ato të cilët kërkojnë një recetë për të shtuar elegancën në tryezat e tyre ju propozojme tavën me speca të mbushur me djathë.

Si pergatitet kjo pjatë?

Në perputhje me numrin e personave te cileve do t’u serviret kjo recete do te bejme dhe perzgjedhjen e numirit të specave. Këshillohet që permasa e specave të jetë pak a shumë mesatare por nëse nuk gjeni cfarë do lloj përmase mund të pergatitet dhe për këtë mund t’i prisnini në format më të vogël.

Për mbushjen mund të perdorni djath fshati. Unë per vete kam zgjdhur të përdor një miks djathi danez, djath të bardh lope dhe djath kackavall.

Gjatë përzierjes së djathërave mund të shtoni dhe piper të zi. Pasi i kemi larë specat i mbushim me harxhën që kemi përgatitur duke e ngjeshur mirë brenda në secilin spec.  Specat e mbushur i fusim në një qese gatimi, nëse na gjendet një e tillë, duke i vendosur njërin mbi tjetrin.  Mbylleni grykën e qeses. Qesen e shpojmë nëpërmjet një kunji për dhëmbët. E lëm në furrë me temperaturë 180 gradë për gjysëm ore. Pasi specat të jenë zbutur i nxjerrim nga furra dhe i shërbejmë. Ju beftë mirë !

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.