Përberësit:

1 patate

1 kungull

1 karrotë

1 spec

1 qepë

1 domate

Majdanoz

Piper

Koncentrat

Lëng limoni

Lëngun e mishit të pulës

 

PREGATITJA

Si fillim qërojmë perimet dhe fillojmë me prerjen e tyre kubik sipas rradhës se meposhtme.

  • Qepë
  • Karrotë
  • Patate
  • Kungull
  • Spec
  • Domate

Perimet i shtojmë në tenxhere njera pas tjetrës deri në formimin e avujve të parë. I hedhim pak ujë dhe më pas koncentratin. I lëmë të marinohen me njëra tjetrën per 15 minuta. Me pas i hedhim lëngun e mishit dhe i lëmë për të zier per 20-25 minuta. Pasi përfundojnë keto proçese shtojme makaronat e supës ose oriz sipas deshirës. I hedhim piperin e zi ose erëza të tjera dhe majdanozin.

Ju bëftë mirë!

 

LEAVE A REPLY