Nga Dafina  ( Avdija) Dobreshi *

Stadi aktual i zhvillimit të shoqërisë sonë kërkon që sistemi arsimor dhe ai fushës së psikologjisë t’i paraprijë problemeve aktuale, sociale ekonomike shëndetësore duke bërë që nxënësit e shkollave por edhe femijët e tjerë me nevoja të veçanta t’u bashkangjiten vargut të arsimimit dhe edukimit duke i perballuar me sukses sfidat e jetës, barrierat fizike edhe ato sociale dhe të jenë të aftë për jetën e tyre të përditshme por pse jo edhe për t’u afirmuar, pasi dimë se mjaft prej këtyre fëmijëve dhe të rinjve mund të bëhen të aftë edhe për tregun e punës.

Zhvillimi i komunikimit

Në vitet e hershme dallohet lehtë zhvillimi gjuhësor mes fëmijeve normal ku belbezimet janë të kompleksuara ndërsa atyre që nuk dëgjojnë janë të limituara. Në një familje ku fëmija nuk dëgjon komunikimi me shenja është i zakonshëm, nëna dhe të gjithë pjestarët e tjerë të familjes  duhe ta modifikojnë gjuhën e folur nëpërmjet gjesteve duke e bërë më të lehtë për fëmijën.

Vëzhgimet me adoleshentë që nuk dëgjojnë është zbuluar se përdorimi i fjalorit dhe sintaksës janë në nivele shumë të ulta krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. Studimet psikologjike tregojnë se zhvillimi konjitiv dhe ai social i tyre dëmtohet nëse s’u garantohen mjete vizuale që ndërmjetësojnë komunikimin me të tjerët.

Rendesi të madhe i jepet komunikimit me gjest/gjestikulacionit.

Një sistem ky që prezanton gjuhën gramatikore me formën vizuale pamore: folësi shqipton duke përdorur shenja dhe në rastin e nxënësit, mësuesi duhet t’i mësojë këto dhe ta modifikojë gjuhën conform kërkesave të tyre.

Studiuesit shtrojnë pyetje nëse fëmijet me probleme dëgjimi mësojnë për të komunikuar apo komunikojnë për të mësuar.

Ata janë po aq të aftë sa edhe informacionet që dëgjojnë dhe leximi ofron akses për to në botën e dëgjimit, prej zvvillimeve teknologjike të viteve të fundit këtyre fëmijeve dhe nxënësve u kerkohet aftësi në shkrim dhe lexim.

Barrierat  socio – ekonomike të tyre analizimi i mardhënieve sociale të këtyre nxënësve që nuk dëgjojnë me pjesën tjetër të shkollave të zakonshme vihet re një izolim i tyre dhe ata kanë një vetëbesim të ulët  dhe ndihen inferior ndaj të tjerëve, ndaj është e nevojshme që këto nxënës të transferohen në shkolla të specializuar ku edhe do gjejnë intersimin e duhur përkatës.

Problemet e tyre janë të shumta dhe komplekse dhe këtij kompleksiteti i shtohen edhe pengesa të tjera si rezultat i fatorëve ekonomik dhe social, njohuritë e pakta të punonjësve të arsimit në këtë fushë dhe neglizhenca për t’i arsimuar këta fëmijë si fëmijët e tjerë.

* Psikologe, Master Psikologji Klinike

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.