Tre krerët e komuniteteve fetare në Shkodër gjatë një vizite urimi për pashkët pranë Kishës Katolike, kanë shprehur shqetësim për futjen e LGBTI-ve në shkolla.

Imami i Shkodrës Muhamed Sytari ishte më ashpri në deklaratat e tij, duke theksuar se ‘kanceri nuk mund të pranohet si vlerë dhe si diçka e çmueshme’.

Syrtari: Besoj se nuk është e ndershme që të na kushtëzohet për të deviju nga tabani jonë për interesa të ngushta të grupeve të caktuara. Refuzojmë çdo thirrje për të prishur atë që Zoti ka urdhëruar. Jemi të pritur maksimalisht për të tërhequr vëmendjen e shoqërisë këtë që kemi të shenjtë; harmoninë, vlerat, familjen.

Kanceri nuk mund të pranohet si vlerë dhe si diçka e çmueshme. Atë që Zoti e ka mallkuar, nuk mundet që asnjë njeri apo shenjtan të ngrejë si vlerë. Të çthururit nuk mund të jenë kurrë vlerë.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.