Të rinjtë muslimanë dhurojnë mijëra trëndafila në fushatën “Unë jam një musliman, urdhëroni!”

0

Ditën e shtunë më datë 29 prill u organizua fushata “Unë jam një musliman, urdhëroni!” me iniciativën e Shoqatës Islame për Veprim Kombëtar. Nisma arriti të realizojë takimin me 175 mijë njerëz në 200 pika të ndryshme në Austri por edhe në disa qytete të Gjermanisë si: Berlin, Hamburg, Dortmund, Këln, Frankfurt, Shtutgart dhe Mynih.

Qëllimi i kësaj nisme ishte thyerja e akullit mes të rinjëve muslimanë nga e gjithë Europa dhe vendasve duke synuar kështu thyrje stereotipesh dhe paragjykimesh. Të rinjtë shpërndanë pikërisht 175 mijë trëndafila me një dedikim që përmbante një mesazh të veçantë për t’i shërbyer atyre nisjen e një bisedë me këdo që qasej apo tregonte kuriozitet ndaj stendave të vullnetarëve. Kjo lloj nisme është realizuar edhe më herët në vitin 2015 dhe në 2016-tën, mirëpo e veçanta e këtij viti është se imapkti është dyfishuar duke shtuar numrin e vullnetarëve, të bisedave dhe të pikave të stendave përkatëse.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.